• |
ide | kryesore

Virale/ Kupa e Afrikës, himni luhet me celular: por vjen një mesazh në WhatsApp…

Sport



Në këtë javë të dedikuar kualifikueseve të UEFA-s e FIFA-s, janë luajtur edhe ndeshjet e fundit për eleminatoret e Kupës së Afrikës, në program në Egjipt nga 21 qershori në 19 korrik 2019. Janë mësuar tashmë 24 skuadrat që do të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm, por kombëtarja e fundit që u kualifikua ishte Afrika e Jugut, që mundi Libinë 2-1 në sfidën vendimtare.

Një ndeshje që më shumë se për rezultatin, do të kalojë në histori për atë që ndodhi përpara nisjes së ndeshjes: një skenë vërtetë e pazakontë që është bërë menjëherë virale në web. Në momentin e luajtjes së himnit kombëtar të Bafana Bafana, pati një problem me impiantin audio e vendasit e transmetuan himnin nga… një telefon celular. Deri këtu asgjë e keqe, një zgjedhje e shpejtë dhe origjinale, vetëm se në mes të himnit regjistrimi u ndërpre për shkak të zile telefonate, menjëherë e mbyllur e shoqëruar më pas edhe nga toni i njoftimit të mesazheve.

E gjitha kjo ndodhi me fytyrat e ngrira të afrikanojugorëve në fushë, që nuk dinin nëse duhet të buzëqeshnin apo të ndervozoheshin për mungesën e respektit të treguar ndaj himnit të tyre kombëtar.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *