• |
ide | kryesore

Ar, 24 karat, i personalizuar: telefoni dhuratë për Messin kushton 4000 euro

Sport



Një telefon prej 4.000 euro. Kjo është dhurata e fundit që ka marrë Lionel Messi, dhuratë që natyrisht po të donte mund tia lejonte vetes, por që kompania iDesign Gold i ka bërë pak javë më parë. Bëhet fjalë për një iPhone XS Max i mbuluar me ar 24 karat, një xhevajir që në versionin normal vlen 1.400 dollarë, por që e personalizuar në këtë mënyrë vlen trefish.

Më specifikisht, ajo e përdorur nga Messi ka të përfshirë numrin 10 të fanellës së tij, emrin e të shoqes Antonella e atë të tre fëmijëve Thiago, Ciro e Mateo, përvec logove të Barcellona e Argjentinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *