• |
ide | kryesore

Bujar Nishani tregon pse refuzoi të dekretojë si prokuror bashkëshortin e deputetes së PS

Lajme, Të fundit



Bledar Valikaj, bashkëshort i deputetes së PS, Ermonela Felaj, mori statusin e magjistratit prej Këshillit të Lartë të Prokurorisë ditën e djeshme.

Ndërsa vite më parë, presidenti i kohës, Bujar Nishani refuzoi dekretimin e tij si prokuror ne Prokurorinë e Përgjithshme.

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka treguar se në rastin në fjalë Presidenca është vënë përballë një personi që nuk kishte formimin e duhur për t’u dekretuar si prokuror.

“Refuzimi im për personin në fjalë ka ardhur pasi ai nuk kishte zhvilluar Shkollën e Magjistraturës. Rregulli ishte që të ishin magjistrat ata që do të emëroheshin më pas si prokurorë. Nga shqyrtimi i dokumentacionit, që është bërë në kohën kur unë isha President, ka rezultuar se z.Valikaj nuk e kishte këtë kualifikim dhe për këtë arsye nuk është dekretuar si prokuror. Tani është përshirë edhe në ligj që asnjë prokuror nuk duhet të emërohet nëse nuk është magjistrat, por ky është një vendim që duhet të gjykohet nga të tjerë persona”, sqaron Nishani.



4 Comments

  1. Ik e Kapterro, e maj cunin se po le nenshtetesine shqiptare..e ti ke qene president e min i brendeshem e gruja ropi banken e shtetit…ik o kapterro!!!

  2. Injoranca, duhet te dominoi mbi aftesite, e ligjet. Dy komentuesit zylyfe te sektit, nuk thone se si ka mundesi qe nepotizmi, po ve ne nje post nje person pa kualifikim, vetem, e vetem se eshte burri i injorantes se beretit, qe nga partishmeria na u be deputete, por kapeni me mustaqet e celos. Debile, mesohuni te jeni reale, e objektiv, sepse me direktivat e lesh partise, qe ka bere kete corap s;vemi gjakundi, por vetem ne kapijen e sundimin e pushteteve nga nje dore, e kjo quhet diktature. Por nuk e keni te gjate ne kete rruge, lereni mashtrimet, e te zbatohet demokracia ligjore , qe ne mos sot, neser c,do gje do shkoi ne vend, doni, s;doni ju sektistet e kazanit te qelbesirave.

  3. Xixa tavarish ,mos u merr me komentuesit po merru me amerikont se ata t rrasin hunin sumes ,kurse komentusit vetem shaka bojn .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *