• |
ide | kryesore

Inzaghi bën krahasimin e ekzagjeruar: “Piatek e Cutrone si…”

Sport



Të ngjitesh në disa skena dhe të përballesh me disa kundërshtarë mund të jetë një emocion shumë i forte. 45 vjeçar tashmë, Filippo Inzaghi praktikisht ka fituar gjithçka në karrierë, ndërsa kujtimi i mbrëmjes në “Anfield” ndaj Liverpulit, i kthen në mendje krenarinë e betejave evropiane.

SuperPipo, pas ndeshjes së legjendave të Liverpool dhe atyre të Milanit, ka bërë një rrëfim për Gazzetta dello Sport, ku ka treguar të kaluarën duke analizuar të tashmen dhe duke vlerësuar të ardhmen në klubin kuqezi. Tifozët kuqezi do të jenë të lumtur të dinë që, një prej idhujve më të mëdhenj të milanistëve, vë bast të madh për sulmin: “Shpresoj që Piatek dhe Cutrone mund të realizojnë me Milanin atë që kam realizuar unë dhe Shevçenko. Dhe jam i sigurt që do të përfaqësojnë të ardhmen e klubit dhe të skuadrës që Gattuso është duke formuar. Do të duhet kohë, por drita shihet. Cutrone do t’i jepja një këshillë: qëndro tek Milani, më mirë se këtu nuk ka asgjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *