• |
ide | kryesore

Justin Bieber heq dorë nga muzika

Paparazzi, Slider



Kohët e fundit fansat e Justin Beiber dhe muzikës së tij kanë qenë të shqetësuar për këngëtarin, për shkak të problemeve të tij me depresionin dhe shëndetin mendor. Fillimisht ai postoi në Instagram një mesazh për të gjithë ndjekësit, ku tregonte se ishte duke luftuar për tu bërë më mirë dhe i kërkonte që të luteshin për të. Me pas zëra pranë familjes Bieber thanë se ai kishte shtyre dasmën që po planfikonte me partneren Hailey Baldwin, pikërisht për shkak të problemeve shëndetësore.

Ndërkohë ditën e djeshme me anë të një tjetër postimi në Instagram, Bieber ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e përkohshme nga muzika, duke thënë se ajo është shumë e rëndësishme për të por familja dhe shëndeti janë në vend të parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *