• |
ide | kryesore

Juventus tronditet, Cristiano Ronaldo do të humbasë tre ndeshje

Sport



E vetmja qartësi për momentin është se Cristiano Ronaldo do ti nënshtrohet rezonancës magnetike për të kuptuar shkallën e dëmtimit, të pësuar në ndeshjen kundër Serbisë, një dëmtim në kofshën e djathtë që lë në ankth drejtuesit e Juventus, edhe pse vetë CR7 i ka qetësuar të gjithë: “Kthehem pas dy javësh”. Kështu, në kohë për sfidën e Champions kundër Ajax.

Duke vëzhguar dinamikën e aksionit e zonën e trajtuar nga mjekët portugezë, është kuptuar se Ronaldo vuan një dëmtim muscular në kofshën e djathtë, por pa kontrolle të mëtejshme është vështirë të saktësohet koha e rikuperimit. Sigurisht rezistenca ndaj dëmtimeve fizike është arma plus e portugezit, gjë që e bën Juventus të shpresojë: CR7 e kuptoi menjëherë se duhej të zëvendësohej e ndoshta zgjodhi momentin ideal për të ndaluar.

E presin sidoqoftë 48 orë akull e krioterapi pastaj, në bazë të përgjigjes mjekësore, do të caktohet plani i rikuperimit. Dëmtimi i fundit i takon verës 2016, kur u dëmtuar në finale e Europianit kundër Francës për tu kthyer në 10 shtator. Sipas asaj që beson vetë lojtari mund të humbasë tre ndeshje: Empoli, Cagliari e Milan për tu kthyer për Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *