• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ 7 protestues të Astirit shoqërohen në polici

Lajme, Të fundit

7 banorë të Astirit të cilët protestojnë çdo mbrëmje në zonën e Unazës së Re janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mësohet se shoqërimi i tyre është bërë menjëherë pas përfundimit të protestës së ditës së martë. Nuk dihet arsyeja e shoqërimit të tyre.

Mësohet se banorët e kësaj zone janë duke u mbledhur në këto momente përpara Drejtorisë së Policisë. Prej ditësh flitej se policia po tentonte “të godiste” protestën e Astirit. Edhe shkarkimi i drejtorit të Policisë së Tiranës para pak ditësh dyshohet se ka lidhje me këtë çështje. ©LAPSI.al

Në përditësim…

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu