• |
ide | kryesore

Luigi Soreca u bën palëve thirrje për dialog: Shqiptarët duan integrimin

Lajme



Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka apeluar për rivendosjen e dialogut në politikën shqiptare, në mënyrë që Shqipëria të mund të bëjë përpara në rrugën e integrimit europian. Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Twitter”, Soreca ka vlerësuar progresin e bërë nga vendi që prej qershorit të kaluar, duke theksuar gjithaq se mbetet ende shumë punë për t’u kryer deri në qershorin e sivjetshëm, kur pritet edhe vendimi për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Shqipëria ka bërë progres domethënës që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për të bërë deri në qershorin e ardhshëm. Tani është koha që të kapërcehen dallimet partiake dhe të angazhoheni në dialog. Për të ruajtur interesat e shqiptarëve të cilët duan të vazhdojnë rrugën drejt BE-së”, ka shkruar ambasadori Soreca.



2 Comments

  1. Shqipetaret eshte e vertete qe duan integrimin, por a eshte ky pushtet me rrugen qe kerkon populli per ne europe me kete lloj drejtimmafiozo bandit anti popullor? Ne se jeni dakord qe me te ketille drejtim pushtetore shkohet ne europe, futeni shejtanin ne shishe, poqe se jeni kaqe liberale, pa pare se sa jane provat ekonomike, e politike qe na bashkon me europen, Keto jane fjale, sepse, kur i thohet Serbise, e Malit Zi, qe ne vitin 25 do pranoheni kandidate, per ne nuk e parashikojne fare , e kjo vetem nga politikat e mafies shteterore qe mashtrojne opinionin per ate qe kane bere, e qe po i a lene ne preher popullit.

  2. Shqipetaret eshte e vertete qe duan integrimin, por a eshte ky pushtet me rrugen qe kerkon populli per ne europe me kete lloj drejtimmafiozo bandit anti popullor? Ne se jeni dakord qe me te ketille drejtim pushtetore shkohet ne europe, futeni shejtanin ne shishe, poqe se jeni kaqe liberale, pa pare se sa jane provat ekonomike, e politike qe na bashkon me europen, Keto jane fjale, sepse, kur i thohet Serbise, e Malit Zi, qe ne vitin 25 do pranoheni kandidate, per ne nuk e parashikojne fare , e kjo vetem nga politikat e mafies shteterore qe mashtrojne opinionin per ate qe kane bere, e qe po i a lene ne preher popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *