• |
ide | kryesore

Mashtruesi më i madh i futbollit: kjo është historia e Kaiser Raposo

Sport



Nomen omen, thoshin latinët. E Carlos Henrique Raposo, në portugalisht “dhelpra, dinaku”, nuk i zhgënjeu. Për veten ka thënë kohët e fundit: “Isha futbollisti më i madh … që nuk ka luajtur futboll. Historia ime është ajo e një anti-futbollisti, nuk luaja, nuk shënoja, nuk prekja topin.” E atëherë? Atëherë Kaiser, si quhej për ngjashmërinë e madhe me Beckenbauer, arriti për 20 vjet të firmoste kontrata profesioniste … edhe pse nuk ishte. Një legjendë tashmë në Brazil, aq sa për të kanë bërë edhe një film, “KAISER! mashtruesi më i madh i historisë së futbollit”.

“Skuadrat që firmosnin me mua kanë festuar dy herë”, tregon i zbavitur Kaiser në film. “Kur shkova dhe kur ika”. Sepse aftësia e Kaiser ishte pikërisht në firmën në kontratë. «Isha mik i futbollistëve më të mëdhenj të gjeneratës sime: Renato Portaluppi, Rocha, Bebeto, Romario, Careca, Andrade, Edmundo, Marinho Chagas… Kështu dikush prej tyre më merrte gjithnjë me vete, zakonisht si këmbim teknik. Firmosja kontrata falë reklamës së mirë të gazetarëve miq e dëshirës së futbollistëve. Në stërvitje pastaj bëja vetëm pjesën fizike. Kur duhej puna me top sajoja gjithnjë ndonjë rreng, dikush më bënte një ndërhyrje të ashpër ose bëja sikur kisha shqetësim muskular. Në atë kohë nuk kishte rezonancë magnetike në klube, ishte fjala ime kundër mjekut».

Historia e Kaiser shkoi përpara nga vitet 70 gati në ato 90. Por vetëm në 2011 Tv Globo zbuloi mashtrimin më të madh të futebol. “Shpesh ishin lojtarët që kisha miq që më mbanin në skuadër, nëse drejtuesit donin të më largonin. Bëja cdo gjë për këdo: ata gabonin, unë e rregulloja. Dikush nuk dinte të firmoste një cek, dikush kishte nevojë të mbulohej me femrat, dikush nuk arrinte të shkonte në shtëpi se ishte i dehur, dikush donte të fejuarën në grumbullim. Vonoheshin pagat? Gjeja një sponsor dhe i siguroja hua lojtarëve, zgjidhja gjithcka falë edukatës sime”.

E vështirë të bësh një listë të skuadrave me të cilat ka luajtur ai. Në moshën 15 vjecare ishte te Botafogo, “pastaj më hoqën e kalove tek Flamengo rreth të 20-ave”. Tek Botafogo, në fakt, e zbuluan sepse bënte sikur thërriste menaxherin me një celular lodër; nuk firmosi kurrë një kontratë me Fluminense, por dilte rrugëve dhe dhuronte fanella duke u hequr si titullar; Renato Portaluppi i merrte femrat duke u hequr si ai … “Pastaj kam qenë tek Puebla në Meksikë, në El Paso në Usa, America di Rio, Bangu, Fluminense, Vasco e Gazéléc, Ajaccio në Korsikë…”. Tek Bangu një herë e detyruan të zbriste në fushë. E ai: “Nuk dija ctë bëja. Gjatë nxemjes, një grup tifozësh më ofendoi për flokët e gjata. Kalova barrierën dhe nisa një sherr: karton i kuq para se të hyja në fushë. Në dhomat e zhveshjes erdhi presidenti i tërbuar. Para se të shpërthente, i thashë: ‘President, Zoti më ka dhënë dy baballarë: të parin e humba, i dyti jeni ju. Kur dëgjova që po iu fyenin tifozët nuk kuptova më asgjë. Pas një jave do largohem mos u shqetëso’. Më përqafoi e zgjati kontratën me 6 muaj”…



2 Comments

  1. hehehehe 🙂 E forte. “President, Zoti më ka dhënë dy baballarë: të parin e humba, i dyti jeni ju. Kur dëgjova që po iu fyenin tifozët nuk kuptova më asgjë. Pas një jave do largohem mos u shqetëso’. Më përqafoi e zgjati kontratën me 6 muaj”…” hahahahaha. Grep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *