• |
ide | kryesore

May mbetet duarlidhur, Brexit-i kalon nën kontrollin e deputetëve britanikë

Planet



Në Westminister është mbajtur mes polemikash të ashpra një votim i pazakontë, për të marrë në duar “fatet” e Brexit-it. Me 329 vota pro parlamentarët britanikë hodhën poshtë propozimin e kryeminstres, Theresa May, e cila në orvatje për të parandaluar këtë rezultat të pritshëm, u ofroi atyre mundësinë e një sërë raundesh votimi, gjer në përcaktimin e alternativave të Brexit-it.

Përmes votimit të amendamentit partiak, u bë e mundur që legjislatorët të shprehin vullnetin e tyre lidhur me disa nga opsionet e deritanishme, ndër të cilët bëjnë pjesë: një Brexit i butë, një union doganor me BE-në, apo mbajtja e një referendumi të dytë. Megjithatë, mbetet për t’u mësuar formati i votimeve, i cili nuk ishte përcaktuar në brendi të amendamentit.

May u shpreh e zhgënjyer që 30 deputetë konservatorë votuan kundër ofertës mazhoritare. Marrja nën kontroll e agjendës së Dhomës së Komunëve, u cilësua nga May si një precedent jo i mirëpritur. Polarizimi në grupin e konservatorëve u nxit edhe më tej nga deklaratat e 3 pjesëtarëve të porsadorëhequr të kabinetit, Richard Harrington, Alistair Burt dhe Steve Brine, të cilët akuzuan qeverinë se nuk po merr seriozisht jetën e britanikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *