• |
ide | kryesore

PD: Si iu dhanë 34 milionë euro Safet Gjicit dhe Pjerin Ndreut

Lajme, Të fundit



Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, reagoi kundër qëndrimit të Ramës për shërbimet e sigurisë. Sipas saj nga 101 milionë euro të dhëna nga qeveria për shërbimet e sigurisë, 34 milionë i kanë marrë kompanitë e lidhura me deputetët Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu.

Dy deputetët socialistë pritet të dorëzojnë mandatet dhe të futen në garë për kryetar bashkie, përkatësisht Gjici në Kukës dhe Ndreu në Lezhë.

“Që nga viti 2014 dhe deri tani, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 101 milionë euro. 1/3-ën e kësaj shume, rreth 34 milionë i ka marrë Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu.

SAFET GJICI, nëpërmjet dy shoqërive të lidhura me të, Toni Security dhe Eurogjici Security ka përfituar 24,8 milion euro.

PJERIN NDREU, nëpërmjet kompanisë së lidhur me të, Ndreu Security Service, ka përfituar 9,1 milion euro” – tha Vokshi.



10 Comments

  1. Fitues te tenderave ne spitalet publike,politikane dhe deputete?!Jo jo,kjo nuk eshte e mundur,kjo nuk mund te ndodhi as ne Afrike e jo më ne nje vend qe pretendon te behet antare i BE-se!“Guinea s’është Shqipëri.Punonjësit e portit kryesor të Guinesë, të cilin qeveria e ka dhënë me koncesion janë ngritur në grevë dhe kanë kërkuar të takohen me drejtoreshën e përgjithshme të Portit. Ata kanë bërë protestë para zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Portit për të kërkuar shpjegime përse Porti kryesor i është dhënë me koncesion një kompanie turke. Të pakënaqur me indiferencën e drejtoreshës, këta punëtorë kanë sulmuar presidentin e vendit, Alpha Conde, të cilin e akuzojnë se e ka kthyer Guinenë në… Shqipërinë e Afrikës.“Guineja është shndërruar në Shqipërinë e Afrikës nën mbretërimin e Alpha Conde. Keni shitur kompaninë e telefonisë Sotelgui; Keni shitur minierën e diamantit, Aredor; Keni shitur kullat binjake te Bulbinët; Po bëheni gati të shisni Tregun Nigeria, tregun Gninguema…”

  2. E bukra eshte se shumica e ketyre tenderave te sherbimit te sigurise perfundojne me short, sepse ofertat jane pothuajse plotesisht te percaktuara nga formula te ligjit dhe akteve nenligjore dhe dalin te njejta per te gjithe operatoret. Keta mjeshtrat manipulojne dhe shortet qe behen ne prani te firmave konkuruese. Hiq ato me prokurim te drejtperdrejte, apo 20% e shtesave te kontrates se gjoja autoritetet kontraktore nuk ja dalin ti realizojne ne kohe procedurat e reja. Ka dhe raste skandaloze ku shtesat ne kundershtim flagrant me ligjin kane shkuar 40% dhe asnje nuk mban pergjegjesi se prokuroria eshte ne drejtim te paditur.

  3. kUR E THONE VETE KONTRATAT, E MAREVESHJET, SHTETERORE, TE MOS E THOTE VOKSHI, APO NUK DUHET TU THEMI GJE KETYRE HAJDUTEVE TE PARAVE TE TAKSAVE TE POPULLIT, QE KUR VJEN FUNDI U VIDHEN EDHE PARATE NE RRUGE, E BANGA. PRA, JANE VETEM PER TE MARRE, E NDARE RUSHFETIN.

  4. Pastaj na del -Pjerdhin Ndreu dhe leh si qen duke brockullitur per arritjet e kesaj qeverie”largpamse”se ja paska ”ngrohur” xhepin .

  5. Personalisht gjithnje kam votuar te diathten por PD harron nje detaj te vogel…Safeti eshte rritur ne djepin e PD-se.
    Safeti eshte kokrra e legenit qe ne fshatin e vet ku ka lindur nuk i flet njeri me goje. Hengri mire e mire me Pd-ne per 8 vite pastaj kaloi me Ps-ne. Kur Pd-ja te distancohet nga keto lloj figurash atehere mund te sjelle nje lloj shprese tek elektorati i vet ne te kundert dhe ato pak vota qe do mari do i mari se nuk durojne dot ket hajvanin qe eshte sot kryeminister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *