• |
ide | kryesore

Raiola “nxit” Insigne të largohet nga Napoli: biseda me katër klube të mëdha…

Sport



Tek Napoli do të ketë ndryshime rrenjësore dhe ajo që me shumë mundësi do ti shkaktojë dëshpërim tifozëve të kaltër është largimi I kapitenit Lorenzo Insigne. Kjo hipotezë po merr gjithnjë e më shumë vërtetësi, në kohën kur tani është Mino Raiola që po nxit sulmuesin të ndryshjë ambjent, duke bërë një kapërcim në kualitet.

“Kemi gjetur se kush është më i përshtatshmi për lojën e Ançelotit dhe kush, për t’u bërë një kampion i madh, është mirë të largohet për të luajtur në ndonjë vend tjetër”, fjalët e De Laurentisit janë indikacione për drejtimet e merkatos për Napolin: por përpara se të blihet është e nevojshme që dikush të shitet. Përtej disa emrave si Inglese, Sepe, Toneli, Tutino, Vinicius, Rog, Grass, dhe Çiçiretit, referimi i presidentit shkon për tre lojtarët e rëndësishëm të skuadrës, çmimi i të cilëve shkon mbi 100 milion: Koulibaly, Allan dhe Insigne.

I fundit, në veçanti, është më i prirur për të dhënë lamtumirën: Mino Raiola është duke ia propozuar klubeve si Manchester United, PSG, Liverpool dhe Barcelona, të cilët do të ndiheshin mirë nëse do ta kishin sulmuesin e kombëtares italiane.

Një sakrificë për të arritur tek një gjë tjetër? Isco dhe James Rodriguez janë dy dëshirat e shprehura nga Ancelotti tek De Laurentiis, por kushtojnë të paktën 170 milion euro, mes kartonit dhe angazhimit. Nëse do të duhet të iki menjëherë Insigne, atëherë Napoli do të mbajë fort Mertens deri në përfundim të kontratës më 2020”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *