• |
ide | kryesore

Spastrimet/ Si po godet Rama njerëzit e afërt të ministrave që shkarkoi

Arkiva, Kryesore

Rama ka përdorur një krahasim nga fusha e mjeksisë për të dëshmuar se nën pushtetin e Rilindjes shqiptarët kanë arsye të ndihen mirë. Gjatë një takimi me mjekë ai ka thënë se “Kush nuk sheh dallimin nga e djeshmja tek e sotmja ka nevojë për shërbim tek okulisti dhe nëse del në rregull nga sytë ka nevojë për psikolog që ta ndihmojë të dalë nga psikoza e negativitetit dhe e së keqes që hapet si vaj në lakra dhe portal më portal në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Por në fakt qeveria po jep shembuj të mjaftueshëm për të vërtetuar se ato që kanë nxirë portalet dhe kazanet nuk kanë qenë gjithnjë të pavërteta.

Ndërkohë që Rama artikulonte këtë hipotezë të të parit të realitetit me syze rozë, ministri i tij riosh, Gent Caka, fliste për kapjen e diplomacisë shqiptare nga miqtë, krushqitë dhe kushërinjtë. Ai paralajmëroi se mbi 20 punonjës të ministrisë së Jashtme do të pushoheshin nga puna dhe se kjo valë e luftës klanore nuk do të përfundonte këtu. Pra sipas ministrit të ri nga Prishtina, pararadhësi tij Bushati e ka mbushur institucionin me njerëz të panevojshëm.

Dhe ky nuk është rasti i vetëm kur administrata e një dikasteri goditet rrënjësisht pas largimit të ish drejtuesit. Kazusi më flagrant është ai i ndryshimit nga Damian Gjiknuri tek Belinda Balluku. Ministrja e re e Energjisë dhe Transporteve hoqi qafe menjëherë Afrim Qendron, drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pamjet që u transmentuan në media ishin rrënqethëse. Qendro dhe shumë ish punonjës të tij nuk u lanë nga rojet e institucionit të shkelnin më në zyra, duke u ndaluar një mëngjes nga rojet e sigurisë. Por nëse Qendro, vartësit e tij dhe drejtori i OST-së Klodian Gradeci, morën vulën e tenderave me letra fallco të unazës së re dhe një linje trensmetimi të fituar nga kompania fantazëm DH ALBANIA, spastrimi i ish vartësve të Gjiknurit nuk u mbyll me kaq. Ai u pasua nga shkarkimi i drejtorit të Korporatës Energjetike Shqiptare, Agron Hetoja, për t’u zëvendësuar me Benet Becin ish njeriun e kudondodhur të fushatave të Berishës me rrugët.

Po të shihen këto lëvizje në perspektivë, ato ngjajnë si dy pika uji me fortunën e madhe që nisi në ministrinë e Brendëshme pas largimit të Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendëshme të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Pa përjashtim, të gjithë drejtorët e Policisë, nga ai i përgjithshmi Haki Çako e deri tek drejtorët e qarqeve i humbën vendet e tyre, pasi edhe për ndërkombëtarët edhe për mediat e huaja u bë i qartë implikimi i krerëve më të lartë të uniformave blu me trafikun e hashashit.

Prandaj këtu nuk ka asgjë të re.

Edi Rama do të ngrejë alibinë, se siç e penguan në mandatin e parë partitë e tepsisë, aleatët çamë dhe lësëistë, siç e patën fajin për korrupsionin drejtorët e legalizimeve dhe hipotekave, po ashtu edhe Saimir Tahiri dhe drejtorët që ai zgjidhte (pa djeninë e kryeministrit siç ka pohuar vetë) e kanabizuan Shqipërinë. Po ashtu Ditmir Bushati dhe administrata klienteliste dhe klanore që ai ka përzgjedhur qenkëshin bërë pengesë për moshapjen e negociatave. Po ashtu Damian Gjiknuri dhe drejtorët e vet mbakërkan përgjegjësi për PPP dhe koncesionet skandaloze me letra fallco.

E gjitha kjo është shumë e vështirë për t’u kapërdirë. Por edhe sikur të sillemi si njerëz që kanë nevojë për okulist dhe psikolog dhe ta besojmë se fajin gjithmonë e kanë pasur ata që kanë qenë pranë Ramës dhe asnjëherë ai, sërish ngre kokë një pyetje: po ndryshimi si nata me ditën ku është, kur vetë shefi i qeverisë pranon indirekt se ka dështuar ngado?

©Lapsi.al

9 Comments

  1. Hahahaha. Ato besoj jane te lumtur se po i ben te ndjehen te rendesishem, qofte edhe per loje. Sepse sic ata dhe gjithe shqiptaret e dijne ishin vetem ca ushtare te zevendesueshem edhe me kuajt e rosaket qe luan zaho. Ka prej tyre qe do te donin te ishin njera nga lodrat e preferuara te zahos. Te pakten keshtu do kishin nje fije respekt nga skenderbeu.

    1. Rama e rru per portalet e sociale me shume se per qeverine e qeverisjen. Kjo eshte fatkeqesia jone. Do ishim te lumtur mos e rruante.

  2. Jo domozdoshmerirsht keto levizje duhen pare negativisht,kudo ne bote behen te tilla levizje,trampi vete ka bere te tilla levizje ne kupolen e shtepise bardhe,por bota nuk i sheh si lapsi,por lapsi i bie shkurt,bejm nje shkrim dhe sulmojme ramen dhe ketij i shtohen votat,reklam pa para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu