• |
ide | kryesore

Valzer trajnerësh për pankinën kuqezi: katër emra në krye të dëshirave

F1, Sport



Fitorja me Andorrën u arkivua dhe tani e gjithë vëmendja përqendrohet vetëm në një pikë: kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë. Është moment i kontakteve dhe një presioni intensive që bie mbi presidentin Duka, që duhet të zgjedhë tashmë mes kandidatëve me CV të pasur, për të mos bërë gabimin e guximit si me Panuccin. Në fakt, pritej një përgjigje nga Edy Reja, 73 vjecari që mori kohë për të parë nëse pas ndeshjes me Andorrën do të ishin shanset reale për të tentuar kualifikimin. Ish-tekniku i Lazios dhe Atalantës ka në favor 36 vite eksperiencë, por kundër moshën e madhe dhe tre vjet inaktivitet që mund ta penalizojnë. FSHF nuk është zbilancuar, pavarësisht kontakteve të drejtpërdrejta me Rejan.

Një ide shkon edhe për Gigi De Canio, i cili merr kredite, duke qenë se ishte kandidat edhe dy vjet më parë, kur më pas u preferua Panucci. Ish-Udinese, që është edhe pika kulmore e teknikut, është parakaluar në orët e fundit nga një tjetër Italian. Roberto Donadoni është kontaktuar nga përfaqësues të FSHF-së për të negociuar në lidhje me postin e trajnerit të Kombëtares. 55 vjecari nga Cisano e Italisë, që ka drejtuar shumë skuadra në Serie A mes tyre edhe Parmën e Bolonjën, që është edhe skuadra e tij e fundit, është momentalisht trajner i lirë.

Befasia nuk janë emrat e Covercianos në fakt, një dashuri e përhershme e Dukës, por një kthim kursi drejt emrit të vetëm shqiptare me rëndësi në arenën europiane. Besnik Hasi, ish-mesfushori i kombëtares është kthyer një alternative serioze për të marrë drejtimin e kuqezinjve. Aktualisht ai drejton skuadren e Al-Read në Arabinë Saudite, por në maj do të jetë i lirë. E ka një detaj të rëndësishëm që duhet patur parasysh. Impenjimi i ardhshëm i kombëtares është në qershor në transfertën e 8 qershorit në Islandë, përpara se të presim tre ditë më pas Moldavinë në shtëpi, ndaj dhe kushdo që do të fitojë sprintin final për pankinën e Shqipërisë nuk do të ketë mundësi eksperimentesh…dhe kjo mund ta favorizojë edhe Hasin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *