• |
ide | kryesore

Vettingu, shkarkohet prokurori i Fierit, Fatmir Lushi

Lajme, Të fundit



Trupa e KPK-së e përberë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine, vendosi të martën të shkarkojë nga detyra të prokurori të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Fatmir Lushi.

Shkarkimi i Lushit erdhi pasi KPK, konstatoi probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë e prokurorit gjatë hetimit administrativ.

Fatmir Lushi ka kryer shkollën e Magjistraturës përgjatë viteve 2006-2009. Në vitin 2009, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa në vitin 2014 është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit. Në janar të vitit 2017, Lushi u komandua drejtues i Prokurorisë së Fierit, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Sipas raportit të dorëzuar në KPK nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, prokurori Lushi është vlerësuar si i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës, i dyshuar se ka favorizuar person nën hetim.

Në një rast subjekti dyshohet se kishte vendosur pushim të hetimeve pa kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa në një rast tjetër ai akuzohet se kishte lehtësuar të pandehurin për akuzën e plagosjes me dashje gjatë gjykimit.

Sipas KPK-së Lushi dhe familja e tij nuk kishin pasur të ardhura të mjaftueshme për të blerë një shtëpi me vlerë 5 milion lekë në Elbasan, ndërsa u tha se deklarimet e prokurorit në vite nuk kishin qenë të sakta.

Gjatë seancës dëgjimore, Lushi i kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe DSIK-së.



1 Comment

  1. KPK shkarkon Prokurorin e Fierit se Favorizoi persona nën hetim?!!!A nuk foli para se te thote Drejtesia
    fjalen e saj Edi Rama,per audiopergjimin e Agron Geron Xhafajt dy dit pas skandalit,se eshte i manipuluar?!
    A nuk eshte ky favorizim i personit nen hetim?A nuk i tha Edi Rama Gazetareve me pare se Drejtesia te
    thote fjalen e saj ,i kerkoni falje tani Saimir Tahirit??A nuk eshte ky favorizim i personit nen hetim?Dhe jo
    vetem lista e ordinereve qe ka favorizuar Rama eshte pa fund,por edhe njerezeve te tij te afert ne pushttet,
    si Arben Çuko Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,
    Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Ylsi Manja,Artur Bushi,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla,Damian Gjiknuri,Qazim Sejdini,Arben Ahmetaj,Vangjush Dako,Erion Veliaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *