• |
ide | kryesore

12-të të famshmit shqiptarë që e gjetën lumturinë tek martesa e dytë

F1, Paparazzi



”Çiftet nuk shkojnë drejt martesës së dytë pa u menduar mirë, por peshojnë mirë të mirat e të këqijat”, thotë studimi.

Tuna – Këngëtarja u martua në vitin 2010 me biznesmenin Rilind Reka, një martesë që bëri bujë në media e që dyshja e festuan me një dasmë madhështore.

Mirëpo vetëm 1 vit më pas, Tuna dhe Rilindi u ndanë dhe vetë këngëtarja në një intervistë deklaroi se ata të dy kishin shumë mospajtime.

 

Në janar të vitit 2017 Tuna u martua sërish por këtë herë dasma e saj me Patris Berishën u organizua sekret. Këngëtarja zgjodhi të mos bënte bujë me martesën e dytë dhe gjithçka u zbulua nga mediat.

Sot Tuna ka krijuar familjen e saj të lumtur me Patrisin dhe janë prindër të një djali.

Alban Dudushi – Moderatori vite më parë ka qenë i martuar me aktoren Nigda Dako me të cilën ka një vajzë. Albani dhe Nigda u ndanë pas 8 vitesh martesë.

Sot moderatori është i martuar me Bieta Sulon, gjithashtu moderatore. Nga martesa e tyre ata sollën në jetë një djalë i cili është 2 vjeç.

Valon Behrami – Futbollisti shqiptar u nda nga bashkëshortja e tij e parë Elena Bonzanni në shkurt të vitit të kaluar pas 12 vitesh bashkë. Dyshja kanë dy vajza nga martesa e tyre.

Pak muaj më vonë, Behrami u martua për herë të dytë, me skiatoren zvicerane Lara Gut.

Gena – Këngëtari shumë i dashur për publikun, Gena është martuar dy herë gjithashtu. Martesa e tij e parë ka ndodhur shumë vite më parë dhe nga ajo martesë Gena ka dy vajza.

Sot këngëtari është i martuar me Lorenën, me të cilën ka 10 vite dhe siç kanë treguar në intervista, kanë rënë në dashuri me shikim të parë.

Edi Rama – Martesa e parë e kryeministrit ka qenë me aktoren e mirënjohur Matilda Makoçin. Aktorja bukuroshe ja rrëmbeu zemrën Ramës në kohën kur ishte pedagog në Akademinë e Arteve dhe piktor i njohur. Fryt i dashurisë së tyre është Gregori. Rama dhe Makoçi u ndanë në vitin 1991.

Në vitin 2010 Rama deklaroi se do martohej për herë të dytë, këtë herë me Linda Bashën. Dasma e Ramës dhe Lindës me 500 të ftuar ishte kryefjala e mediave asokohe. Rama dhe Linda kanë një djalë me emrin Zaho.

LEXO EDHE:  Facebook nxjerr “dhëmbët”/Bllokon mijëra llogari duke përfshirë edhe shqiptarët

Fatos Nano – U martua në moshën 24-vjeçare me Rexhina Fatollin të cilën e njohu në gjimnaz. Pas 27 vitesh martesë çifti u divorcua në vitin 2001.

Nano u martua sërish në vitin 2002 me Xhoana Nanon. Nga martesa e parë Nano ka dy fëmijë, Sokolin dhe Edenë ndërsa nga martesa e dytë një djalë, Klajdin.

Kastro Zizo – Martesa e parë e Kastros ka qenë me Jola Parapanin me të cilën ka një djalë, Dankanin. Çifti i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2010 për shkak se Kastros iu publikuan disa foto ku shfaqej duke kërcyer me një brune.

Martesa e dytë e këngëtarit ishte me Erleta Hotin me të cilën ka një vajzë.

Inva Mula – Martesa e parë e sopranos ka qenë me këngëtarin Pirro Çako, martesë nga e cila ata kanë një djalë. Inva dhe Pirro u ndanë në vitin 2009, një ndarje që bëri bujë asokohe.

10 vite më parë, sopranoja u martua për herë të dytë me biznesmenin e njohur Ethem Ramadani. Inva dhe Ethemi kanë një vajzë nga martesa e tyre.

Eduard Selami dhe Ilva Tare– Ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami ka qenë i martuar vite më parë me ish-Miss-in Pegi Vreto. Nga martesa e tyre ata kanë tre fëmijë.

Po ashtu edhe Ilva Tare ka qenë e martuar me jordanezin Majd Nuri Shafiq. Në vitin 2008 Ilva u nda nga bashkëshorti. Sot Eduardi dhe Ilva janë të martuar dhe prindër të dy fëmijëve.

Edona Llalloshi- Këngëtarja e njohur nga Kosova ka qenë vite më parë e martuar, por kjo martesë nuk funksionoi dhe Edona deklaroi ndarjen. Në vitin 2010 Edona u shfaq në publik me bashkëshortin e ri, Gazmend Fejzullahun. Çifti janë prindër të dy fëmijëve.

Jehona Sopi – Këngëtarja dikur ka qenë e martuar me vëllain e Teuta Selimit, Agronin. Mirëpo kjo martesë shkoi drejt divorcit. Jehona prej vitesh tashmë është e martuar me Lavdim Koshutovën dhe kanë një vajzë.

Sabri Fejzullahu – Përpara martesës me bashkëshorten e disa viteve e që është e njohur për publikun, Nerën, Sabriu ka qenë i martuar me një tjetër grua, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur. Sabriu është shprehur se ndarja nga gruaja e parë ka qenë shpëtim. Sabriu ka dy fëmijë me gruan e parë dhe dy fëmijë me gruan e dytë, Nerën.Xing.al



3 Comments

  1. Kush është duke e lexuar këtë dëshmi sot duhet të festojë me mua dhe familjen time, sepse të gjitha filluan si shaka për disa njerëz dhe të tjerë thanë se ishte e pamundur. Emri im është DHIMITËR ALEKSANDËR dhe unë jam nga Korçë, por unë shkoj në Çikago SHBA me gruan time. Unë jam i martuar për fat të mirë me dy fëmijë dhe një grua të bukur. Diçka e tmerrshme ka ndodhur me familjen time, kur humbi punën dhe gruaja ime u largua nga shtëpia sepse nuk mund të kujdesesha mirë për veten dhe nevojat e familjes. e saj dhe fëmijët e mi në atë moment të veçantë. Kam arritur për nëntë vjet, nuk ka grua që të më mbështesë për t’u kujdesur mirë për fëmijët. Unë të përpiqet të dërgojë një mesazh provë për gruan time, por ajo bllokuar mua nga të folur me të unë të përpiqet të bisedojë me mikun e saj dhe anëtarët e familjes së saj, por ende e di se dikush mund të më ndihmoni dhe unë kam qenë aplikuar më vonë për të aq shumë kompani, por ende ata e bënë mos më thirr, derisa të vijë një ditë besnike që kurrë nuk do ta harroj në jetën time. kur takova një mik të vjetër të të cilit i shpjegova të gjitha vështirësitë e mia dhe ai më tregoi për një njeri të madh që e ndihmonte atë të merrte një punë të mirë në coca cola kompani dhe ai më tha se një magji e tij magji, por unë jam një person i cili kurrë nuk besojnë në magji spell, por i vendosur për të dhënë atë një provoni dhe Drigbinovia më udhëzoi dhe më tregoi se çfarë të bëni në këto shtatë ditë të drekës spell. Unë ndjek të gjitha udhëzimet dhe bëj atë që ai më kërkoi të bëj mirë.Drigbinovia sigurohuni që gjithçka ka shkuar mirë dhe gruaja ime do të më shohë përsëri pas punës së mrekullueshme të Drigbonovia. Gruaja ime më thirri me një numër të panjohur dhe kërkoi falje dhe ajo më tha se ajo me të vërtetë më mungon mua dhe fëmijët tanë dhe gruaja ime të kthehen në Home.and pas dy ditësh Një kompani që unë kam qenë duke dërguar letërnjoftimin tim të quajtur, tani unë jam menaxheri i kompani në SHBA. Unë ju këshilloj nëse keni ndonjë problem të dërgoni një mesazh në këtë email: [email protected] ose WhatsApp në atë në +2348144480786 dhe do të merrni rezultatin më të mirë. Merrni gjërat si të mirëqena dhe do t’ju merren. Unë ju uroj më të mirë.

  2. Filloi me keqkuptime të vogla pas të cilave më tha se do të ishte mirë të bëja një pushim, që mendoj se u kthye në një ndarje. Ai nuk më kërkon më. Më trishtoi sepse ishim bashkë që në shkollën e mesme dhe ai ishte dashuria ime e parë dhe e vetme. Kërkova ndihmë në të gjithë internetin dhe pashë kaq shumë njerëz që postonin dëshmi për Dr DAWN, mora kontaktin e tij përmes një prej komenteve dhe fola me të për situatën time dhe ai shpjegoi procesin e pajtimit dhe se si do të më ndihmojë pajtohu me të për tri ditë. Kanë kaluar saktësisht 3 muaj që kur e kontaktova tani dhe gjithçka ishte perfekte dhe më duhej ta postoja këtë sepse ai meriton të gjitha fjalët e duhura për të më ndihmuar.
    Ai është WhatsApp: +2349046229159
    Email: [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *