• |
ide | kryesore

Absurditeti/ Junior Moraes rrezikon ti shkaktojë Ukrainës humbjen e dyfishtë në tavolinë

Sport



Një barazim i çmuar kundër Portugalisë Cristiano Ronaldo e tre pikë (të fituara në të 93′ me një autogol të pabesueshëm) akoma më të rëndësishëm kundër Luksemburgut e megjithatë për Ukrainën klasifikimi mund të jetë i frikshëm. Luksemburgasit kanë ankimuar prezencën në fushë të Junior Moraes e, nëse do të pranohet nga Fifa, kombëtarja e drejtuar nga Andrij Shevchenko do të rrezikonte humbjen e dyfishtë në tavolinë.

Ashtu si raporton Record, Paul Philipp (presidenti i Federatës së Luksemburgut) do të bëjë një ankimim sepse sulmuesi i Shakhtar Donetsk, në fushë 14 minuta kundër Portugalisë e 90′ të hënën, nuk I ka letrat e duhura për të luajtur me një kombëtare tjetër nga ajo e origjinës (Brazili).

Sipas Fifa, pas 18 vjetëve duhet të jetosh pa ndërprerje për 5 vjet në një shtet të ri përpara se të mund të veshësh fanellën e kombëtares, por Moraes ka jetuar vetëm 4 vjet e 8 muaj në Ukrainë e për më tepër në 2017 është transferuar për 6 muaj në Kinë, duke luajtur me Tianjin Quanjian.

Seleksioni i Shevechenkos pretendon, me fjalët e Yuri Zapisotsky, sekretari i përgjithshëm i Federatës: “Me ligjin tonë, Moraes ka jetuar për 5 vjet në vendin tonë” duke qenë se në Ukrainë kriteri për të marrë nënshtetësinë parashikon që një person të jetojë të paktën 180 ditë në vit territorin tonë. Tani i takon Fifa të vendosë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *