• |
ide | kryesore

Alarmi i autoriteteve britanike: Vetëm në 2018-ën u trafikuan 1 mijë shqiptarë

Lajme, Të fundit



Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se vetëm në vitin 2018, janë trafikuar në Britani 947 shqiptarë. Sipas kësaj agjencie, personat e trafikuar shfrytëzohen për prostitucion dhe aktivitete kriminale.

Në total janë 6 993 viktima të kombësive të ndryshme, ku shqiptarët përbëjnë një prej grupeve më të mëdha, pasi 13% e viktimave të identifikuara janë me kombësi shqiptare. Ato shfrytëzohen për punë të detyruar, prostitucion ose aktivitet kriminal. Trafiku i qenieve njerëzore sipas drejtuesit të projektit në Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin Patrick Burland ka ardhur si pasojë e shërbimeve të kufizuara financiare, arsimore, punësimit, kujdesit shëndetësor si dhe mungesës së mundësive reale për të përmirësuar standardet e jetesës në vendet e tyre. IOM thotë se fenomeni është bërë pjesë e diskutimeve në Parlamentin e Britanisë së Madhe përmes raportit “Ndërmjet dy Zjarresh” hartuar nga kjo organizatë dhe Universiteti i Bedfordshire.

Titulli i studimit sipas kërkueses Patricia Hynes lindi nga deklaratat e disa femrave shqiptare, të cilat kanë përshkruar se si kanë përfunduar në situatat e shfrytëzimit. Vendet e origjinës së këtyre viktimave theksohet në raport duhet të rrisin mekanizmat mbrojtës, duke mbështetur gratë dhe familjet e tyre, teksa përballen me diskriminimet e shoqërisë. Ndërkohë që më herët ka qenë Departamenti Amerikan i të Shtetit i cili qershorin e vitit 2108 në raportin për trafikimin e personave shprehet se qeveria shqiptare nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit.

Më pas, në Raportin e fundit të të Drejtave të Njeriut Shqipëria u kritikua për mungesën e zbatimit të ligjeve kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke vënë në dukje se vetëm një numër i vogël i autorëve të veprave penale janë ndjekur apo dënuar. Kritika të tjera u bënë kundër mungesës së zbatimit të ligjeve të hartuara për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga dhuna dhe sulmet seksuale.



2 Comments

  1. Britaniket te mos shqetesohen shume..Ata qe jane atje e bejn nga pasqyra qe kemi ne ketu.E gjithe rilindja(jo socialistet ) jane nje orgi pervesiteti i gjadhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *