• |
ide | kryesore

Allan bindet nga klani brazilian i PSG: francezët gati 90 milionë euro për të bindur Napolin

Sport



“Allan i ka thënë Po PSG-së”. Ky është lajmi i merkatos i shpërndarë nga portali brazilian Uol Esporte, që shpjegon se mesfushori është bindur nga klani i brazilianëve të PSG (Marquinhos, Tiago Silva, Dani Alves dhe Neymar) dhe në të tilla kushte e ka pranuar ofertën e francezëve. Mbetet për t’u gjetur në fakt akordi mes të dy klubeve, me francezët që janë gati t’i ofrojnë Napolit 90 milion euro.

Pasi kanë parë që 60 milionë euro kanë lënë skeptik De Laurentiis, francezët janë gati ta shtojnë ndjeshëm shumën për të vendosur në tavolinë, duke e konsideruar brazilianin shumë të rëndësishëm për përforcimin e mesfushës së tyre.

Allan, shpjegon portali brazilian, nuk do në asnjë mënyrë të krijojë keqkuptime me Napolin dhe tifozët e kaltër dhe pret një ofertë të pranueshme nga ana e PSG për të pasur mundësi për të dalë nga porta kryesore. Blerja e një mesfushori nga ana e PSG duket se ka qenë e nevojshme pas thyerjes së marrëdhënieve me Rabbiot dhe Allan do të pranonte kështu të bëhej dyshe me Marco Verrattin në mesfushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *