• |
ide | kryesore

Gent Cakaj, anëtari i ri i organizatës së Rilindjes

2, Ide



Ministri i Jahtëm në detyrë, Gent Cakaj, vërtetoi edhe njëherë këto ditë aksiomën e njohur shqiptare se organizata e mbyt individualitetin, sado i spikatur të jetë ai. I prezantuar si një mendje e ndriçuar, si një intelektual i formuar mbi lirinë e bindjeve apo parimeve tek të cilat beson si individ, si një i ri i ardhur nga bota e librave dhe jo si një prurje e përroit që sjell “skënderbegas” dhe adhurues pa kushte të liderit maksimal, ministri në detyrë zhgënjeu me konferencën e tij të papritur për shtyp, ku doli për të komunikuar “diçka të rëndësisë së veçantë”.

Zhgënjimi nuk ka të bëjë me mënyrën se si foli apo me fjalët që ishin përzgjedhur për të kumtuar mesazhin e tij. Shijen e keqe e krijoi fakti se djaloshi i formuar në pernëdim, pranoi të bëhet menjëherë pjesë e intrigës së vogël brenda organizatës së Rilindjes. Një ministër i rangut kaq të lartë, siç është ministri i Jashtëm, del përpara kamerave kur ka vërtet një komunikim të rëndësisë së veçantë: hapja e negociatave fjala vjen, një marrëveshje e rëndësishme për shtetin, një kumt që prek dhe i intereson gjithë shoqërisë. Largimi nga puna i 10 apo 20 nëpunësve të administratës, nuk është ndonjë akt që kërkon impenjimin personal të ministrit për të dalë përpara shqiptarëve. Eshtë një procedurë që ndodh rëndom në shumë dikastere.

Por ajo që u kuptua nga dalja me zë dhe figurë e ministrit në detyrë, ishte se komunikimi i rëndësisë së veçantë qe diçka tjetër. Ai nuk kishte të bënte as me lajmërimin për largime nga puna dhe as me ftesën publike për vende të lira pune në ministrinë tonë të Jashtme. Rëndësi e veçantë ishte fakti se ministri i Jashtëm de jure, vetë lideri i organizatës, kishte vendosur që nëpërmjet zëvendësit të tij të godiste paraardhësin, i cili i është kthyer në shqetësim brenda klanit të tij. Prej kohësh flitet për një ftohje në ekstrem mes Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit. Njerëzit pranë kryeministrit gjithnjë e më shumë kanë lënë të kuptohet se Bushati, por edhe disa të tjerë brenda organizatës, po tentojnë të krijojnë një lloj kundërshtie, sado të zbehtë dhe të ndrojtur, ndaj mënyrës se si lideri po e drejton kupolën. Dhe, nëpërmjet Cakës, Edi Rama vendosi t’i japë një goditje poshtëruese në publik ish ministrit të tij të “suksesshëm”, që për gati 6 vite drejtoi diplomacinë e që në fund doli nga rrezja e tij e ndikimit.

Mesazhi i rëndësishëm i Gent Cakës, ishin pikërisht deklaratat që të kujtonin një stil të njohur etiketimesh në zhargonin e organiztaës si ato për “një pellg të ndenjur të së shkuarës”, për “nepotizëm dhe klientelizëm politik, korrupsion moral, klane të krushqive e kushërinjve”, etj. Pellgu i ndenjur si së shkuarës, që do të kullohet e filtrohet tashmë me lëvizjen e 20 vetave, nuk është gjë tjetër veçse trashëgimia e Ditmir Bushatit, që, nëpërmjet komunikimit të rëndësisë së veçantë, duhej denigruar publikisht, live, përpara dhjetra kamerave.

Edi Rama i ka me shumicë megafonët e rilindjes që do ta merrnin përsipër me shumë pasion goditjen e dikujt që, edhe vetëm me heshtjen e tij, është distancuar nga organizata. Lideri ka dhjetra taulantë, gjyle dhe ahmetë që janë të gatshëm të vihen nën komandë për të çuar në vend porosinë e boss-it. Por ai zgjodhi Gent Cakën dhe zhgënjimi ka të bëjë me faktin, që edhe një djalë i ri, me atë formim intelektual si ai, pranoi të jetë një numër pa identitet në tufën njëngjyrëshe të organizatës. Minsitri i Jashtëm në detyrë, doli në atë komunikim thjesht për të goditur dikë që kishte marrë guximin, ose më saktë mendimin, të shqetësonte shefin, që ka mbi supe barrën e Shqipërisë e rajonit. Lajmi nuk ishin një grusht diplomatësh që do lëvizin nga detyra, por korrupsioni moral dhe moçali klientelist i Ditmir Bushatit, të cilin djaloshi nga Prishtina e zbuloi pas dy muajve në detyrë.

Prej fillimit, kur emri i Cakës u propozua për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, nuk kishte si të mos të binte në sy një paradoks. Ai i njeriut mendjehapur, që kult ka lirinë e bindjeve individuale dhe ndershmërinë intelektuale me atë të një organizate që modus vivendi ka shërbimin pa asnjë lloj parimi e ideologjie dhe religjion të vetëm interesin material. Paradoksi mes Gent Cakës, të formuar nga librat dhe universitetet, me atë të ushtrisë së injorantëve, që përbëjnë ingranazhet dhe zemrekun e kupolës së rilindjes.

Sigurisht që fundi është i parashikueshëm. Organizata i asgjeson librat. Për të qenë pjesë e saj duhet ta dëshmosh këtë nëpërmjet “komunikimeve të rëndësisë së veçantë”, për të cilat nuk të duhet ndonjë aftësi e jashtëzakonshem intelektuale dhe as të shërbejnë librat që ke lexuar në jetë. Mjafton të lexosh një tekst që për dekada është bërë i shpifur për veshët e shqiptarëve ose të flasësh me gjuhën e liderit. Kështu bën përpara. Prandaj mirëserdhe në organizatë.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Po ky trapi sikur e nderroi foton e refugjatit fshatar,gomar ngeli tere jeten dhe i peshtire,as qe lexohet fare.Vjen ere te ndyre.

  2. Ky stan këtë bylmet ka. Është stani i rilindjes së narkoshtetit. Rama e quajti filozof, sepse edhe spiropali na zbuloi skenderbeun që polli mafia, bandat, horrat e sojsorollopi i tyre. Të gjithë derrat e kësaj kasolle, një turi kanë. Edhe Batoni ka meritën e vet në këtë çorbë derrash. Le të zhgrryhen e të ndyhen deri mbi kapele. Së shpejti do ta nxjerrin nga goja si jashtëqitje çorbën e prishur të tepsisë.

  3. Shtrengoni rradhet se na iku Shqypnia.Shkalluk ke ba shume mire qe ke investigue kyt gja se nuk durohen ma e me te thane te verteten kyt here voten do tja nap Partise Republikane .

  4. C’fare ke bere ate do te bejne.Kur Bumci ,nje guak dhe i paafte e bente kete pune njelloj si Rilindasit sot.Per mua gjithcka eshte normale ne nje vend qe pret nga bota ti ushqeje dhe ta vjedhim.

  5. Cakaj intelektual i formuar? S’na the gje Shkullak. Si Cakaj ka me qindra te rinj ne Shqiperi, bile shume me te mire per nga niveli intelektual. Para tyre Cakaj eshte medioker. Cakaj eshte fryre si tollumbace nga Rama, Batoni, qe e flet shqipen me gabime gramatikore, dhe disa te there, perfshi ketu edhe Shkullakun. Edhe Erion Veliaj qe nuk ka lexuar asnje liber di me shume se Cakaj.

    1. Ti qe flet per gabime gramatikore rregullo dhe meso gramatiken tende njehere pastaj hajde na jep mend ketu, kalama studionjes. Shkruhet “te rinje” dhe jo te rinj.

  6. Goodfellas the? Ja Gent Cakaj:

    “Per aq sa mbaj mend, gjithnje kam dashur te isha minister. Per mua te ishe minister ishte me mire se te ishe kryeminister. Qe ne fillim kur me cuan kembet per pune pas shkolle tek taksite, e ndjeja qe doja te isha si ata. Pikerisht aty e ndjeva qe isha per ate pune. Per mua te ishe minister ishte te ishe dikush ne nje mahalle me askusha. Nuk ishin si te tjeret ministrat, domethene benin cte donin. Parkonin para tubave te zjarfikseve dhe si vinte njeri gjobe, gjate veres luanin letra tere naten dhe asnje smerte policine ne telefon….

    ….Rama levizte avash, por ishte vetem se skishte pse te levizte per asnje. Me qindra vareshin nga ai, dhe Rama merte nje pjese nga cdo para qe behej, ishte tip takse si njehere e qemoti ne Sicili, vetem se e paguanin ne Tirane. Rama ne kembim i jepte mbrojtje nga ministrat e tjere qe me zor prisnin te te rripnin dhe nga te tjeret. Kaq ishte…

    …Njerezit me shikonin ndryshe kur u bera minister, e dinin qe isha me dike. Nuk mbaja me rradhe neper furra bukesh te djelave, pronari e dinte se kush isha dhe me ke isha e sa me shihte dilte nga banaku me buken ne dore pavarsisht sa veta ishin ne rradhe. Kujdeseshin per mua ne fillim e pastaj per te tjere. Komshinjte nuk parkonin me para shtepise megjithse une akoma skisha makine. Qe 13 vjec beja me shume lek se sa te rriturit ne mahalle, kisha aq shume para sa sdija ku ti coja. I kisha te gjitha….

    1. Me kujtohet karakteri qe luan Ray Liotta, te Filmi GOOD FELLAS kur thote ” tani u bera wise guy”.
      Keshtu qe tani Cakaj eshte sic thite Shkullaku – WISE GUY

    1. Po i bie vrimes se bythes se Ridhjerjes tende o merobazist cendrifugist. Je vetem 1 person mjeran qe komenton me kot ketu pa emra. Je i mjere deri ne palce! Por je komunist dhe je i pari ne sakrifica dhe i fundit ne pretendime!

  7. O Shkullak po ku e gjete ti kete “mendje e ndriçuar… intelektual i formuar mbi lirinë e bindjeve apo parimeve…” sikur te kishte 100 vjet kariere…apo i doli nami ketij

  8. Replike ALI DEMSIT, nga nje ALI DEMS i vjeter hin kater hin. Lagjia jone ka qene pararoja demokracise, e me e vultume se te tjerat, mbase ka pas por une e kam pas ne kurriz. , andaj me bo pershtypie ky patrioti lagjes, rruges, a rrugices, se si ka mundesi kur nje opinionist apo gazetar ben vrejtje, jep shembuj per ministra, e kritiko kte peshqeshin e Baton Haxhiut, qe si kosovar kemi rrespekte por qe te ngelemi ne dore te tije, kur ketu kemi pa i zmadhuar shifrat me dhjetra intelektuale me te mire e te zote se ky CAKA, menoj se gazetari ka te drejte, por qe ti kunder vihet nji Ali DEms, eshte pak si habi e fyerje e lagjes nga nje person qe na ofendon lagjen.

  9. tenderin per mbikqyrrjen e aktivitetit te qeverise e ka fituar nje kompani serbe.
    Thene troc ka tradheti me vetedije! Kush eshte arktekti i saj do ta pesoje keq
    e di se ne maje te plehut gjel ben kikiki por kanje fund.S,ka asgje per te qeshur.
    eshte koha per te lene celularet ,internetin.
    Eshte koha qe te gjtha rruget te cojne te kryeministria 200m larg nga ambasada ruse.

  10. LAJMI I FUNDIT/ Gent Caka pritet te dale ne nje konference per shtyp ne lidhje me gjobat e papaguara te makinave te diplomateve, mungesen e kolaudimit si dhe siguracionin per keto mjete…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *