• |
ide | kryesore

Ish bashkëshorti i kushton disa fjalë Meghan Markle

Paparazzi, Slider



Meghan Markle pret të behet mama ndërsa ish-bashkëshorti i saj Trevor Engelson, do të nisë një kapitull të ri në jetën e tij. Ai dhe e fejuara e tij, Tracey Kurland, do martohen gjatë muajit maj. Trevor ka vendosur që të festojë me miqtë e tij dhe gjatë momentit të dollisë, siç tregon ‘Daily Mail’, të ftuarit i kanë ‘dedikuar’ disa fjalë Meghan-it dhe dasmës së saj mbretërore. “Kjo këtu, kjo është mbretërore. Më kupton çfarë dua të them? Kemi humbur një pjesëtar të familjes mbretërore, kemi fituar një tjetër. Por gjithsesi, ne do vazhdojmë jetën”, është shprehur një mik i Trevor, ndërsa një tjetër ka shtuar: “Je një djalë i mrekullueshëm. E meriton”. Të gjithë dukeshin të emocionuar, megjithatë dedikimet ndaj Meghan kanë vazhduar. “Nëse nuk do të ishte për Trevor, nuk do ta besoja kurrë se do të mund të martohesha me një princeshë të ardhshme. A ka ndonjë princeshë të lirë?”, kanë vazhduar miqtë e tij. Meghan dhe Travor u martuan në vitin 2011, por u divorcuan në 2013-n.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *