• |
ide | kryesore

Itali/ Shqiptari kapet në parking me drogë të cilësisë së lartë

Lajme, Planet



Karabinierët italianë arrestuan një shqiptar pasi shpërndante lëndë narkotike kokainë të cilësisë së pastër tek klientët.

30 vjeçari jetonte në Itali me një vizë turistike tre mujore.

Këtë periudhë qëndrimi sipas mediave italiane, e ka shfrytëzuar për të shpërndarë kokainë me cilësi të lartë për dhjetëra njerëz, me një çmim 100 euro për dozë.

Ai preferonte parkingun e një supermarketi në Farnesiana, ku priste klientët, pas takimit të lënë nëpërmjet rrjetit të komunikimit, WhatsApp.

Aty dorëzonte dozën përkatëse, vetëm 0.9 gram dhe më pas shkonte në shtëpi, një ndërtesë pranë parkingut.

Policët e kishin kuptuar për një kohë të gjatë atë që ndodhte tek parkingu dhe pas shumë vëzhgimesh, u hodhën në aksion natën e së hënës, duke bllokuar dy persona, shqiptarin dhe një 49 vjeçar italian, klient i tij, i papunë dhe i varur nga droga.

Në shtëpinë e tij në rrugën “Caduti sul Lavoro” ata gjetën peshore elektronike,  20 gram doza kokainë, por edhe antibiotik dhe manitol për të prerë pluhurin e bardhë.

Tani, ai është nën arrest shtëpie në pritje të gjykimit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *