• |
ide | kryesore

Nesër mblidhet Kuvendi, opozita del sërish në protestë

Lajme, Të fundit



Kuvendi do të mblidhet nesër në seancë plenare në orën 10:00. Paralelisht me seancën opozita ka njoftuar protestën e radhës. Mbështetësit e saj do të mblidhen 30 minuta më herët për të penguar deputetët të hyjnë në Kuvend. Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e seancës. Qindra forca policore do të vendosen para Parlamentit, ndërsa s’do të mungojnë as rrethimet me hekura. Protesta e fundit e opozitës ishte ajo e datës 16 mars. Një tjetër protestë e madhe masive para Kryeministrisë është njoftuar më datë 13 prill, ora 18:00. Opozita kërkon qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

©LAPSI.al 



3 Comments

  1. Edvin mos perdor gas lotsjelles se policat bijen er raki e hudhra nuk u qaset njeri pran holerave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *