• |
ide | kryesore

Qeveria rrit pensionet para zgjedhjeve lokale

Lajme, Të fundit



Është miratuar ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave rritja e pensioneve me 2.8 përqind.

Propozimi për këtë rritje është bërë nga ministria e Financave dhe të Ekonomisë.  Përfitimi për rritjen e pensioneve do të caktohet nga data 1.4.2019 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 31.3.2019.

Ndërkohë, është marrë një tjetër vendim i rëndësishëm për pensionet që kanë datë fillimi të të drejtës deri më 31.12.2014. Në këtë vendim thuhet se pensionet e disa kategorive nuk do të jenë më pak  se 13 753 (trembëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) lekë në muaj dhe më shumë se 27 506 (njëzet e shtatë mijë e pesëqind e gjashtë) lekë në muaj.

Pensionet që përfitojnë nga vendim janë pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014.



4 Comments

  1. 2.8% ????????????????????
    hahahahaaaaaaaaaaaa
    Ne kete derexhe qe e keni çuar kete popull edhe me 2.8 leke i bleni votat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *