• |
ide | kryesore

Rekord tjetër i Andorrës me kuqezinjtë: këtë herë vendoset kundër U21

Sport



17 vjet më parë morën fitoren e parë në historinë e tyre të futbollit, duke mundur 2-0 Shqipërinë në miqësoren e luajtur në 2002 e tashmë përfaqësuesja e Andorra Under 21 fikson një tjetër rezultat historik kundër kuqezinjve në atë barazim 2-2 kundër skuadrës së Alban Bushit. Për zhgënjimin që duhet të ndjejë kombëtarja e shpresave është e kotë të flasim, sepse e tregojnë statistikat.

Përfaqësuesja e Andorrës ka marrë barazimin e shtatë në histori nga të cilat katër janë pa gola, por nuk kishte shënuar asnjëherë 2 gola në një ndeshje të vetme. Edhe në fitoren e vetme që andorianët kanë në rekordin e tyre kanë shënuar vetëm një gol, në 16 qershor 2015, kur mundën në shtëpi Lituaninë 1-0. Komplikohet shumë starti i kuqezinjve të rinj, që janë skuadra e vetme që kanë zhvilluar dy ndeshje në Grupin 3 dhe pozicionohen në vendin e tretë.

Pas humbjes me Turqinë në 23 mars, 1-2 në shtëpi, ka ardhur edhe ky barazim, që deri katër minuta nga fundi ishte edhe më keq, një humbje. E nëse nisesh me idenë e të konsideruarit shpresa të Shqipërisë, atëherë duhet parë mirë situate, nga Bushi i pari, sepse një barazim me Andorrën vetëm shpresë nuk të jep…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *