• |
ide | kryesore

Të gjithë urrejnë Ramos: ka një motiv të çuditshëm përse pati 90 minuta fishkëllima në Maltë

Sport



E shkuara nuk harrohet. Në një botë futbollistike ku shpesh memoria është e shkurtër, aspektet negative të lojës vështirë se harrohen. E di mirë Sergio Ramos, që pavarësisht se është një nga lojtarët më fitues në aktivitet (e në histori), këtë sezon e kanë mbuluar me …fishkëllima. Episodi i fundit ndodhi kundër Maltës, në ndeshjen e dytë kualifikuese të Euro 2020.

Një fitore e thjeshtë për skuadrën e Luis Enrique, që morën në shtëpi rezultatin 2-0 me dy gola të Morata. Por në një mbrëmje pa emocione, për stadiumin Ta’Qali i vetmi që do kujtohet është Sergio Ramos. Si raporton Marca, në fakt, kapiteni i Roja është mbuluar me fishkëllima nga tifozët vendas. Mbrojtësi i Real Madrid ka qenë në shënjestër të tyre pa filluar ende ndeshja: mjaftoi që Folësi tha emrin e tij për të bërë turmën të shpërthente. Motivi? Influenca e fortë e Premier League në ishullin maltez.

Kampionati anglez është shumë i ndjekur aty dhe tifozët e Liverpool janë të dytët vetëm ndaj atyre të United. Ky është edhe motivi i fishkëllimave, me maltezët ende të dëshpëruar për finalen e fundit të Champions League, ku Sergio Ramos u bë protagonist duke nxjerrë jashte loje Salah. Nuk është hera e parë që finalja kundër Të Kuqve e ka cuar kapitenin spanjoll në qendër të fishkëllimave e polemikave: më parë në Ëembley, në debutimin në pankinë të Luis Enrique, pastaj në Cardiff, e në fund në Zagreb, ku dozën e urrejtjes e shtoi Lovren (mbrojtës i Liverpool e kombëtares kroate). Një antipati e tifozëve të Liverpool e destinuar të zgjasë në kohë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *