• |
ide | kryesore

Tottenham, sulm apo jo në verë për Thomas Strakosha…ja ajo që duhet të dini

F1, Sport



Portieri i përfaqësueses së Shqipërisë, Thomas Strakosha, është kthyer në një shënjestër të klubeve të rëndësishme europiane, duke parë stabilitetin dhe nivelin e lartë të treguar me Lazio. Sipas Il Messaggero, Tottenham Hotspur është i interesuar portierin shqiptar.

24-vjecari që ka qenë numri 1 i Lazios gjatë dy viteve të fundit është shndërruar në një nga portierët më të mirë të Serie A dhe po luan një rol vendimtar në sfidën e bardhekaltërve për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Me Michel Vorm që me shumë mundësi do të largohet këtë verë kur ti përfundojë kontrata dhe kapitenin e Spurs Hugo Lloris, me një formë që lë shumë për të dëshiruar këtë sezon, është e kuptueshme pse Tottenham mund të insistojë në verë për portierin e Kombëtares kuqezi.

Gjithcka duhet të dini për Thomas Strakosha

Mënyra e lojës: 1.93 metra i gjatë Strakosha është është një ndalues goditjesh i jashtëzakonshëm, që bazohet mbi pozicionimin dhe reflekset, përvec aftësive të tij akrobatike. Vlera kryesore e tij janë pritjet, por Strakosha është gjithashtu i zoti të luajë me këmbë.

Pika e fortë: Pritjet, pozicionimi, i shpejtë në daljet jashtë zonës

Pika e dobët: Nuk ka asnjë pikë të dukshme dobësie

Arritjet në karrierë: 24-vjecari është tek Lazio që në 2012, por u bë numri 1 i tyre i padiskutueshëm në dy sezonet e fundit. Performancat e shqiptarit në dy vitet e fundit tërhoqën interesin e shumë klubeve, ndërsa ai renditet tani si një nga portierët më të besueshëm të Serie A.

Ndjesia e lëvizjes së Spurs: Ndërsa Strakosha do të ishte padyshim një vlerë e shtuar në skuadër, vështirë se Spurs po kërkojnë një numër 1 që në këtë verë. Lloris dhe Paulo Gazzaniga duket se do të qendrojnë Nr. 1 dhe Nr. 2 tek Tottenham dhe është portieri i tretë ai që po kërkojnë londinezët.

Kjo e bën një ndërhyrje për Strakosha të pavend, sidomos kur cmimi për portierin është rreth £30 milion paund. Për më tepër që nuk ka kuptim që 24 vjecari të lëvizë në një klub ku nuk do të jetë titullar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *