• |
ide | kryesore

U kap duke konsumuar peshk, ndjekësit nxehen me blogeren vegjetariane

Paparazzi, Slider



Yovana Mendoza Ayres, 29 vjeç, deri dje ishte një nga “influencer”-at më të fuqishme të dietës vegane, e cila vetëm në faqen e Instagram-it ka mbi një milion e treqind mijë ndjekës.

Vajza nga Kalifornia është e famshme për ofrimin e këshillave për llojin e dietës që kryesisht përfshin ushqim të papërpunuar si bimët dhe perimet dhe përjashton çdo lloj mishi të kafshëve. Por karriera e 29-vjeçares tani është seriozisht në rrezik: Ajo u kap “mat” duke ngrënë peshk të pjekur në një restorant dhe fotoja përfundoi në mediat sociale duke shkaktuar zemërimin e ndjekësve të saj.

As falja në kohë rekord në Youtube, ku ka 500,000 anëtarë,  nuk ka shërbyer për të qetësuar ndjekësit.

“Është tepër vonë për të kërkuar falje, je e rremë”, “Duhet t’i ktheni të gjitha paratë që keni bërë duke thënë se jeni vegane”, ” Tani ju vjen era peshk “- ishin disa nga komentet që ata bënë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *