• |
ide | kryesore

Video/ Leksion Fair Play nga një 14 vjeçar: veprimi i kapitenit të Galatasaray është befasues

Sport, Video



Shumë rrallë në botën agonistike të futbollit, e drejta vjen përpara rezultatit. E në rastet konkrete, ku ndeshjet janë fituar me një 11 metërsh të rrëmbyer, apo golat janë mohuar edhe pse topi ka kaluar vijën e portës, mjafton që ai që nuk e ka parë është arbitri, shembullin më të bukur e jep një djalosh i vogël turk.

Kapiteni i Galatasaray Under-14, Beknaz Almazbekov, është rrëzuar në zonë duke fituar një penallti, edhe pse nuk ka patur asnjë kontakt. Duke parë dëshpërimin e kundërshtarëve dhe gabimin e arbitres kryesore, ai e goditi penalltinë me dashje jashtë kuadratit, në ndeshjen kundër Istanbulspor, duke fituar duartrokitjet e kundërshtarëve.

https://www.youtube.com/watch?v=-PCyzcUQ06A



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *