• |
ide | kryesore

Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët bojkot kombëtar të seancave

Lajme, Të fundit



Pas Elbasanit dhe Korçës, është radha e avokatëve të Lusnjës dhe të Vlorës ti bashkohen protestës dhe bojkotit të seancave gjyqsore pas vrasjes makabre të kolegut të tyre, Ravik Gjura në Elbasan.

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, përfshi atë të Vlorës ka marrë vendimin për bojkot të proceseve gjyqësore, duke iu bashkuar kështu Dhomës së Avokatisë në Elbasan dhe Korçë.

Pas vrasjes se avokatit Ravik Gurra, nga sot bojkoti i avokatëve do të vijojë për tre ditë me radhë.

Avokati Ravik Gurra u vra mbrëmjen e 22 marsit në një lokal në qendër të Elbasanit. Ai njihej si mbrojtës ligjor i Çapajve në Elbasan, Emiljano Shullazit dhe grupit Hakmarrja për drejtësi vite më parë.

Për shkak të specifikës hetimet po ndiqen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa janë shtrirë në disa pista, ku kryesorja mbetet ajo për shkak të detyrës, por pa përjashtuar as implikime personale në çështje të tjera.


1 Comment

  1. Bravo kolegeve!
    Dhe per saktesim, avokati i nderuar nuk njihej thjesht “si mbrojtes i Çapeve dhe Shullazit”, por mbi te gjitha si avokat i zoti, intelektual dhe qytetar i respektuar, qe dilte mbremjeve cdo nate i rrethuar me miq e shoke ne qender te qytetit dhe jo si Kryebashkiaku qe ka nja 2-3 vjet qe nuk del fare nga skuta pervecse kur i vjen Rama dhe me truproja te shumte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *