• |
ide | kryesore

Çështje biznesi: Wilder insiston se ndeshja me Joshua do të ndodhë vetëm nëse fitimet ndahen 50-50

Sport



Tifozët e boksit mezi po presin një duel për unifikim titujsh mes kampionit të peshave të rënda WBC, Wilder dhe britanikut Anthony Joshua, kampion i IBF që nga 2016, WBA (Super) që nga 2017 e WBO që nga 2018. Vetëm se Deontay Wilder thotë se nuk ka shanse që të ndeshet me Joshua nëse të ardhurat nuk ndahen 50-50.

Në negociata deri tani, kampi i Joshuas ka ofruar vetëm terma në favor të tyre, duke qenë imazhit më të rëndësishëm që ka kampioni i trefishtë, por Wilder, 33, insiston se ai është kampioni më i madh i boksit dhe se përballja e shumëpritur me Joshua nuk do të ndodhë deri sa kontrata ti trajtojë në mënyrë të barabartë.

“Ndershmëria është gjithcka, është baza e suksesit. Si mund të bësh negociata, një marrëveshje, nëse nuk e ke idenë cfarë po bën pala tjetër? Sidoqoftë, nëse dueli vlen, le të themi $3, e ti më jep mua $1 dhe pjesën tjetër e merr rivali, atëherë jam poshtë standardeve të mia. Nuk është e drejtë për mua. Ashtu si thashë, e vetmja mënyrë për tu zhvilluar kjo ndeshje është nëse ndahen 50/50″.

“Unë jam më i zjarrti, më i përfoluri ndër boksierët në botë dhe kam një brez. Kam atë që vlen më shumë se të tjerët. Është brezi jeshil i WBC”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *