• |
ide | kryesore

Gazetarja ndërmerr veprime ligjore kundër rivalitë të Joshuas, Pulev, pasi u puth në buzë gjatë intervistës

Sport, Video



Gazetarja që është puthur në buzë nga Kubrat Pulev, gjatë intervistës, është duke ndërmarrë veprime ligjore kundër boksierit të peshave të rënda. Jenny Sushe ka mbetur e cuditur kur bullgari i gjakosur, që sapo kishte mundur Bogan Dinu me KO në Kaliforni, papritur e puthi në buzë.

Kubrat Pulev e kapi gazetaren Jenny Sushe nga fytyra dhe e puthi në buzë gjatë intervistës pas ndeshjes. 37 vjecari është mbrojtur në mënyrën më klasike: “Gazetarja, Jenny, është aktualisht një shoqe e imja, dhe pas intervistës, isha aq i ekzaltuar saqë i dhashë një të puthur. Më vonë atë natë, ajo u bashkua me mua dhe miq të tjerë për të festuar fitoren. Në video, pas puthjes sonë, ne qeshëm të dy. Nuk ka asgjë më shumë se kaq.”

Por TMZ pretendon se Sushe tashmë ka punësuar një avokat të nivelit të lartë Gloria Allred të luftojë cështjen e saj kundër Pulev.

Allred, 77, specialiste në sulme seksuale përshkruhet si “femra më e famshme që praktikon ligjet në Amerikë për momentin”. Madje është paralajmëruar edhe një konferencë për shtyp në orët në vijim.

Sushe i ka kërkuar Pulev, rivalit numër 1 të peshave të rënda në versionin IBF, nëse do të dëshironte një sfidë me Tyson Fury dhe ai është përgjigjur menjëherë ‘po’ përpara se ta puthte në buzë.

https://www.youtube.com/watch?v=jirPF0YLW_k



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *