• |
ide | kryesore

Kërcënimi i Makélélé: “Ronaldinho nëse vazhdon me truket si në Playstation, të dërgoj në spital!”

Sport



Kushedi si do ti dukej tani nëse një prej lojtarët e tij bën të njëjtën gjë. Claude Makélélé është 46 vjec, drejton Eupen në divizionin e dytë belg … e të tilla sjellje nuk mund ti lejojë më! Në të kaluarën në fakt ish-mesfushori francez me origjinë kongoleze nuk është tërhequr kurrë pas. I ashpër, kërcënues, por edhe i aftë nga pikëpamja teknike: Makélélé ka qenë mesfushori që të gjithë do ta donin në skuadër. Kundërshtarët nuk do të donin të përballeshin kurrë me të… përvec atyre që kishin mjetet teknike për ta shtrirë në bar!

E kështu kur përballej me Ronaldinho gjërat ndryshonin dhe shumë! Askush si braziliani nuk e ka turpëruar atëherë Makélélé, që nuk e harron atë që ndodhi në sfidën dyshe mes Chelsea e Barcellona në Champions 2005-06. Fituese në fund ishte skuadra e Frank Rijkaard, që më pas u shpall kampione e Europës. Francezi zbuloi më në fund edhe kërcënimin që i kishte bërë brazilianit i intervistuar nga RMC: “E ndjeva që po përfitonte … I’u afrova dhe i thashë: ‘Ej, nëse vazhdon me këto truket si në PlayStation të coj në spital’. Pasi më dëgjoi, Dinho zgjati dorën, mori topin dhe më tha: ‘E di plakush’”. Braziliani ishte i bindur se arti i tij do të triumfonte mbi gjithcka dhe historia i dha të drejtë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *