Pas më shumë se 17 vitesh nga filmi, aktorja protagoniste është nderuar dje me yllin e saj të famës në “Hollowood”, për kontributin e saj prej dy dekadesh në muzikë, film dhe televizion
Në ceremoninë e marrjes së çmimit ka marrë pjesë edhe aktori Shane West,partneri i saj në filmin e vitit 2002, i cili mbajti edhe një fjalim romantik duke na rikthyer edhe njëherë pas në kohë për të provuar emocionet e marrëdhënies së tyre të veçantë.
“Jo vetëm që ai film (A walk to remember) ishte një përvojë e mrekullueshme në çdo mënyrë, por më dha mundësinë të njihja këtë grua fantastike”-tha ai.
“Mandy, ti je një perlë absolute, buzëqeshja jote është absolutisht qesharake – seriozisht, është qesharake dhe ndriçon dhomën kur ecni, energjia jote është e parezistueshme. Nuk mund të isha më krenar për ty, nuk mund të isha më i lumtur për ty” -vazhdoi ai. “Të dua.”
