• |
ide | kryesore

Mëso si të zgjedhësh kredinë që të duhet për një shtëpi të re

Arkiva, Stil



Të blesh një shtëpi në ditët e sotme në realitetin shqiptar, duket thuajse një domosdoshmëri. Qiratë e larta të apartamenteve në treg, rritja e vazhdueshme e çmimit në fushën e pasurive të patundshme, të bëjnë të mendosh se sa më shpejt të vendosësh të kesh shtëpinë tënde, aq më të mirë e të menduar do ta konsiderosh këtë vendim për të ardhmen.

Sidomos, nëse jeni një çift i ri, i cili sapo ka vendosur bashkëjetesën e i duhet të përballet me shumë kosto që vijnë në të ardhmen, si planet për fëmijë, pagesat e faturave, kostoja e përgjithshme e jetesës, përfshirë edhe qiranë e një apartamenti për ju.

Apo qoftë edhe një person i cili ndihet tashmë i vendosur të shkëputet nga familja për të bërë një jetë të pavarur, do të ndërtojë marrëdhënie të reja, një stil jetese e cila sjell me vete kosto të reja që varen drejtpërdrejt nga buxheti juaj personal.

Mënyra më e mirë dhe efektive, për të menaxhuar të ardhurat por dhe mundësinë më të mirë për ti investuar ato në diçka që vetëm merr vlerë në atë ardhmen, është blerja e një pasurie të patundshme siç është një shtëpi. Dhe që të mund ta bësh këtë pa prekur buxhetin tënd personal mënyra më e mirë është kredia për shtëpi.

Të blesh një shtëpi mund të jetë një eksperiencë e këndshme, sidomos nëse zgjedh hap pas hapi mënyrën si të gjesh shtëpinë e duhur për ty. Por më e rëndësishmja në këtë proces është të gjesh kredinë e duhur për shtëpinë tënde.

Në Tirana Bank, pikërisht për këtë ofrohen konsulenca dhe kredi të cilat janë të ndërtuara sipas nevojave të tregut të pasurive të patundshme në Shqipëri, e ne veçanti individëve. Kredia e re për shtëpi tashmë sapo ka ardhur në favorin tuaj. Specialistët tanë do ju ndihmojnë se si të kuptoni ofertën, normat e interesit, si të ndërtoni një plan pagese mujore bazuar mbi të ardhurat tuaja, e si të gjeni kredinë e duhur për ju. Ju mbetet vetëm zgjedhja e pronës tuaj të re, për të tjerat mendojnë specialistët e Tirana Bank. (artikull promocional)



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *