• |
ide | kryesore

Opozita: Nuk futemi në zgjedhje me Edi Ramën

Kryesore, Lajme



Në mbyllje të protestës së shtatë radhazi të opozitës, Lulzim Basha deklaroi se në këtë vend nuk do të zhvillohen zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Nga selia e PD-së ku mbajti fjallën përmbyllëse para protestuesve, Basha u shpreh se kjo ‘kryengritje popullore’ nuk është për pushtet, karrige dhe pazare, por për ti dhënë fund kësaj lloj qeverisje.

“Kush nuk e ka dëgjuar nga hipokritët e kojtur nga Kryeministri, le ta dëgjojë: Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë! Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë!”

“Askush në këtë kryengritje popullore nuk është këtu për karrige, pushtet dhe aq më pak për pazare. Por për t’i dhënë njëhërë e mirë fund pazareve në kurriz të popullit, demokracisë, i vetmi Pazar që ka mbetur në Tiranë është pazari i gjësë së gjallë, kopja e shëmtuar e pazarit të Milotit, që po e merr përpara vala e shqiptarëve të bashkuar.” – u shpreh kryedemokrati, i cili kërkoi edhe falje për të gjithë ata persona që u bënë milionerë nën qeverisjen e Partisë Demokratike.

“Mirënjohje për gazetarët, turp për pronarët oligarkë të mediave dhe ndjesë në emër të Partisë Demokratike, për ata që u bënë milionerë në pushtetin tonë, mbi gjakun, sakrificën tuaj dhe të shqiptarëve të ndershëm. Ora e drejtësisë po afron!” – u shpreh Lulzim Basha.

Opozita e bashkuar ka nisur një maratonë protestash që prej asaj të 16 shkurtit, e cila prodhoi djegien e mandateve të opozitës. Me një opozitë jashtë parlamentit, Edi Rama po plotëson vendet vakante në këtë institucion me kandidatët për deputetë në listat e 2017-s. Me betimet e sotme, (kliko këtu), në parlament ulen 98 ligjvënës, nga 140 që parashikon kushtetuta. Sipas opozitës, vendi është në një krizë të thellë institucionale, ku parlamenti është ilegjitim, me argumentin se PS qeveris me vota të vjedhura, dhe me një drejtësi jo funksionale dhe të gjymtuar (kujtojmë se Gjykata Kushtetuese është jashtë funksioni). E vetmja zgjidhje për këtë ngërç që po has vendi, sipas Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, por edhe aleatëve të vegjël, është rrëzimi i Ramës dhe thirrja e zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri tranzitore. Palët janë barrikaduar në dy kampe të ndryshme.

Rama rithekson sa herë i jepet mundësia se nuk bën asnjë hap pas nga marrëveshja që ka me popullin shqiptar, pra se do të qeverisë vendin deri në fund të mandatit, ndërsa kampi opozitar kusht të vetëm ka largimin e kryeministrit.

Aktorët ndërkombëtarë kanë reaguar, por deri tani vakët, me diplomatë të rangut të ulët dhe selitë përfaqësuese që kanë në Tiranë. Në dukje të parë kjo situatë i ngjan një loje nervash si ajo e shkurt-majit të vitit 2017, ku vetëm ardhja e diplomatëve me rëndësi dhe vëmendja e kancelarive më të fuqishme partnere të vendit arritën të ulnin palët në tryezë, me një marrëveshje që prodhoi zgjedhje, të anatemuara nga humbësit, zgjedhje që janë shkak i kësaj krize destabilizuese që vendi po has prej thuajse dy muajsh.

©Lapsi.al 



23 Comments

  1. Ti lufton per ne, qe te jetojm te lumtur me mirqenie dhe ne harmoni. Se pse nuk te besojn njerzit ty, un cuditem?
    Gjith kjo luft qe po ben ti me te keqen dhe ky popull budalla nuk te beson. A mor budallenj hapni syt dhe besoni te ky lider. Se ky eshte ndryshe nga ata qe kan qen me pare, eshte tjeter lloj. Eshte i dashur i dhimbshur paqesor i panjollosur i paster qelibar. Kaq ju them, lume si ne po fitoj ky, do shpetojm e do jetojm ne parajs.

  2. Sasha ne fund do te fusi ne zgjedhje mor loqe lulu,se dhe rusise i ntereson qe ju si PD te mos dilni nga sistemi,ku do mbeshtet rusia ne qoftese ju qendroni jasht,me daljen e dokumentave te lobimit rus per PD lulu mblodhi plot 3700 dele dhi nga pazari i shemtuar i milotit ne proteste

  3. Kur dhate doreheqjen nga ai parlament hajdutesh te gjithe militantet por edhe nje pjese e mire e elektoratit gri u gezua sepse ju i kthyet besimin se tashme ky vend mund te behet , se tashme do kete drejtesi dhe se haka do te shkoje tek i zoti . Por , kur ju degjen neper Tv dhe ne protesta ngelesh i zhgenjyer .
    Kush pa dje emisionin tek ABC NEWS ku ishin te ftuar Bylykbashi dhe Mediu e kupton shume mire qe keta nuk jane as ne qiell e as ne toke . Gazetari i kerkonte doreheqjen apo arsyen pse nuk dorehiqen keshilltaret dhe kryetaret bashkiak te opozites , dhe e dini pergjigjen qe u jepin keta ? Sepse ata(sidomos Kryetaret) jane te zgjedhur nga populli . Po vete keta te dy dhe deputetet e tjere qe dhane doreheqjen kush i kishte zgjedhur ? Nuk i kishte zgjedhur populli ? Ata e pyesnin keni nder mend te hyni ne zgjedhjet lokale ? Pergjigja ishte , me Ramen JO se e ka vertetuar qe vjedh zgjedhjet por ne po pregatitemi se nuk ja leshojeme kollaj te gjitha matrapazit dhe hajdutit Rama dhe si shembull mori bashkine e Shkodres . Gajasesh kur i degjon , ç’vlere kane bashkite kur kane mbeture edhe 2-3 muaj ? Ç’vlere ka Bashkia kur impakti i doreheqjes se tyre shton akoma me shume besimin tek populli ? Ai , i gjati ine nuk iken , atehere i bie qe keni nderment te hyni ne zgjedhje lokale me Ramen kryeminister?
    Degjon sot z.Basha qe thote se zgjedhje me Ramen nuk ka . OK .
    Kryemadhi thote qe te pregatitemi per zgjedhje te parakohshme . OK .
    Tani lind pyetja legjitime , pse jeni kontradiktor me veten?
    A keni nje strategji se çpo beni, çduhet te beni dhe çfare doni te arrini ? As mish as peshk ,hyp se te vrava zbrit se te vrava , keshtu do vazhdoni? Nese nuk shkoni tek “tutto per tutto” , nese nuk keni synim te ndryshoni modelin e sistemit , nese nuk radikalizoheni ju puth halla ne te dyja faqet . Thjesht , pas studenteve , na dhate nje tjeter zhgenjim .

  4. KESHTU SI VEPRON TI O BASHA DO NA NXJERRESH MJEKRREN E BARDHE DHE NUK FITON ASGJE .
    JU RAMEN NE MENYRE KUSHTETUESE NUK E RREZONI DOT DHE KETE FIKSOJE NE KOKE . ATEHERE I BIE QE TI LARGOHESH NGA PUSHTETI VENDOR , SHPALL PROGRAMIN DHE NDRYSHIMET QE KERKON TE ARRISH QE NJEREZIT TA DINE SE PER CFARE DO TE LUFTOJNE DHE CPERFITIM KANE . KESHTU KRIJON BESIM , GRUMBULLON NJERES (JO VETEM PARTIAK) DHE PASTAJ REVOLUCION .

  5. A e kupton o Basha qe ju e keni zhgenjyer kete popull dhe se nuk kane akoma besim tek ju? Po pse o idiot me ik ti te vije une behet kjo pune? Trego qe je i vendosur , krijo besim por me letra dhe jo me me fjale . Me mona murgeshen do behesh i besueshem ? Terhiqu nga gjithcka o idiot , lerja ketij palloshit te gjitha dhe do shikosh qe do shkerrmoqet nga pesha e pushtetit te vete , se popullit i ka ardh ne maje te hundes por nuk ka besim tek asnje .

  6. Edhe une nuk desha te votoja me Salen k/min por kush pordhi,ky kari nuk thote dy here te njejten gje,cdo jave nxjerr karrlliqe qe dhe vete nuk i beson.Tani i kane dale edhe dallaveret me lobimet ne Amerike,hajdut birbo hajdut dhe genjeshtar,Dogje veten por na dogje edhe ne qe besonim tek PD.Zgjedhjet do behen nuk do Luli apo Monika.

  7. Prisni edhe oak o popull dele kur di zbrazet shqiperia nga rinia dhe do te ngelin oligarket pleqet komunist dhe byth lepiresit qe e kan ne zemer kete derrrr Ram pedofilin

  8. Mbaje fjalen lulu se nuk do futesh ne zgjedhje me ramen,ose na thuaj ti me cilin ti vendos te hysh ne zgjedhje na permend disa emra dhe ne populli te vendosim,ore lulu nuk e cakton ti maxhorancen por populli,po loqe ngele,kerkoi ndihme stalinit xixa dhe zigurit,dhe ne fund pyet ata ruset e lobimit ti ke para te madhe o kopili i agjentit te UDB salih RAM berisha

  9. Pse ti Lulezim by..a do te diktosh do jete Rama kryeminister ne zgjedhjet apo jo? Por dhe mazhorances nuk I pelqen te shkoje ne zgjedhje me ty lapangjoz se je ipokrit, hajdut, vrases kriminel dhe i koruptuar …

  10. Po nuk u radikalizove nuk ke gje ne thes o z.Basha . Lagohu nga pushteti vendor , lesho gjithcka per te dale fitimtar.

  11. 1 .- ok iku rama
    2 – u formua qeveri teknike
    3 u be dhe kodi zgjedhor ok
    4 u bene dhe zgjedhje te parakoshme ok
    5 i fitoi e zeme P.S
    6 PS si KM do veje prape edwin ramen….. atehere kush me thote si do shkoj kjo pune, care do djegi opozita pastaj

    1. Problemi nuk eshte se kush do fitoje . Problemi eshte qe te kemi rregulla loje te barabarta. Pastaj fitofte me i miri , magari edhe rama .

  12. Epo ti thoshte nonji tjeter keto fjale hajde de. Po ky kari?
    A erdhe nga Kosova dhe u bere direkt minister?
    A ke qene ministri me i rendesishem ne te dyja qeverite e Berishes?
    A ta dha Berisha partine qyl?
    A ishe dhe 4 vjet te tjera kryetar bashkie?
    A humbe zgjedhjet se shkaterove strukturat e PD?
    A humbe zgjedhjet qendrore edhe pse kishe gjysmen e qeverise?
    A mbajte nonji pergjegjesi personale? JO. Ndrove kryesine dhe vure ca anonime.

    Tani kerkon besimin e njerezve. Pse? Cfare ndryshoi?
    Ty, Mediun, Duken, Shehin…… Kryemadhin NUK ju beson njeri. Jeni xhaketa te dala boje.

  13. Mire me Ramen,po me ty Lul a hyet ne zgjedhje?Ngaqe je i paafte dhe humbes flet budallaqe,po pate byth shko dhe fito,leri pordhet se edhe ti vte nuk i beson.Humbes i madh.

  14. Ne me Lul mafishten kryeminister ? Apapapaaaaaa po ky eshte i paafte mor aman. Pati bashkine e dhjeu mori PD-ne e superdhjeu, e coje per skrap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *