• |
ide | kryesore

Rama vendos epitete dhe ndaj gazetarëve të huaj

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në parlament, pasi shfryu të gjithë dufin ndaj mediave dhe gazetarëve shqiptarë të cilët i quan “kazan” dhe “kadrinj”, ka shkuar me kritikat e tij deri jashtë kufijve. Sipas Ramës, edhe media ndërkombëtare ka gazetarë, të cilët ai i cilëson “Eurokadrinj”.

Duke iu referuar episodit që ndodhi në Ministrinë e Brendshme, ku protestuesit e opozitës hodhën bojë në godinën e kësaj ministrie, Rama u shpreh se një ngjarje e tillë do të paraqitet edhe në mediat ndërkombëtare nga gazetarët që ai i quajti Eurokadrinj të painformuar për ato që ndodhin në Shqipëri.

“Ishte një mundësi për të parë edhe një herë panoramën e ndryshimit rrënjësor që ka nisur dhe vijon në policinë e shtetit dhe në tërësi panoramën e sigurisë në vend. Sot Shqipëria është një vend shumë më i sigurtë se 5 vite me parë, kjo nuk ka asnjë diskutim, edhe pse diskutohet pa pushim në të gjitha klubet mediatike dhe vihet në shenjestër në mënyrë të pandërprerë, duke ekspozuar në vazhdimësi cdo ngjarje që nuk përbën ngjarje, që ndodh në Republikë. Ra tjegulla e catisë në fshatin filan mbi kokën e një të moshuare, është jashtë rrezikut. Lajm në televizione kombëtare. Devijoi rrugën shoferi, i dehur, s’pati të plagosur.

Një mori lajmesh të tilla në një kazan që zien e zien kush shfaqet babalja, Nicja i Shijakut apo shoku i tyre i pandashëm, Ervin Salianji. Ajo që vlen të nënvizohet është se të gjithë ata që e marrin për budalla këtë popull, vijojnë të paguajnë koston e këtij nënvleftësimi, që vjen si rezultat i mungesës së vizionit dhe ideve. Më vjen shumë mirë që përsëri sot ne nuk jemi në vend numëro, nuk mjaftohemi me sa kemi arritur, por konfirmojmë se është një shtysë për të shkuar më tutje. Në dy muajt e parë të këtij viti, ka patur 60 raste të kapura në lidhje me pastrim parash dhe janë sekuestruar 8.2 mln euro. Ne nuk mund ta harrojmë se kur u zgjodhëm për të marrë mandatin e parë, kryefjalë e gjithë shqetësimeve, ka qenë kriminaliteti. Kjo nuk është më e vërtetë pasi kur zhvilluam fushatën për mandatin e dyte  jo vetëm nuk ishte kryefjalë por policia ishte institucioni më i besuar publik, bazuar në anketimin e BE.

Boja te muret e ministrisë së brendshme është një produkt që do thithet në tregun ndërkombëtar të medias që nuk është pak. Eurokadrijtë që ngjajnë me kadrijtë lokalë, të cilët janë të pafajshëm, se nuk e dinë se c’ndodh në Shqipëri, duhet të ushqejnë opionin publik sesi një tufë njerëzish hedh bojë mbi një institucion në një protestë që ka përfshirë Shqipërinë.”  -vijoi më tej Rama.



3 Comments

  1. Ky pret qe eurogazetaret te raportojne per pemet e lali erit. Kur shkruajne per lobingjet e pd jane serioze, kur shkruajne per trafiqet apo dhe lobingjet e veta jane kazan. Eurogazetaret nuk behen aq kollaj rilindas. Do te kushtojne shume parcela, kamione e avione vlla.

  2. Duket si refren, por a do dale ndonje partiak i forte i qelbesirave qe ta rrembei psikopatin e ta degoi ne ndonje spital OFFSHOR, qe te mjekohet, se me tere mend ky i pa cipe i degjeneruar, e dekompozuar potremb europen e ameriken me ulerimat e sfazimet mendore te dala boje nga ky idiot.Pasi iu more vesht vizita ne gjermani, le ta hedhin gjakundi ne rruget e largeta, se do jete shpetim edhe per ta.

  3. truri i edvinit tash esht i ber mut e muti ju ka ber tru.a ju kujtohet kur i kerkonte ilirit bllokun,e quajti iliri bastard e kokpalar .qfar beri rama i hengri e thithi ne LALZ ngjal e pall, dhe e beri president.
    ky esht karakteri i krymbit te qenefit negjmije dhjerja e stalinit rama qe u lind nga diarrea e stalinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *