• |
ide | kryesore

Spiropali: Opozita nuk lë rast pa hedhur bojë të zezë mbi policinë

Lajme, Të fundit



Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali, referuar ngjarjes që ndodhi sot në Ministrinë e Brendshme, godina e së cilës u ngjyros me të zezë nga protestuesit, është shprehur se për 5 vite rradhazi opozita nuk ka lënë rast pa hedhur bojë të zezë ndaj Policisë së Shtetit.

“Në 5 vite e gjysmë opozita nuk ka lënë rast pa hedhur bojë të zezë në mënyrë sistematike dhe të llogaritur mirë për të cënuar besueshmërinë e një prej shtyllave të shtetit, që është Policia e Shtetit. Me qindra e mijëra deklarata shtypi, qindra emisione televizive, deputetë të opozitës të dirigjuar për të goditur Policinë e Shtetit, telenovela me Babale e me drogë, që janë skenare të mirëmenduar për të shkatërruar moralin e Policisë së Shtetit dhe për t’i bërë një dëm të rëndë vendit”, tha Spiropali.

Organet e Policisë së Shtetit tha Spiropali kanë kontribuar në ruajtjen dhe garantimin e drejtësisë në vend.

“Ky vend ka policë të vrarë, nuk ka gjykatës e prokurorë të vrarë. Opozita nuk e ka pasur me ministrat e Brendshëm të PS-së, por e ka pasur dhe e ka me cënimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Më parë punonin si ngastra të pavarura, sepse drejtoheshin nga klane të caktuara. Në më pak se 1 vit e gjysmë janë organizuar 24 operacione të profilit të lartë me arrestimin e 280 të dyshuarve për përfshirje në grupe kriminale. 14 grupe kriminale janë goditur dhe 27 milionë euro të dyshuara me prejardhje të paligjshme u janë hequr kriminelëve”, tha ajo.



10 Comments

  1. Qelbesira Koncesionesh. Cfare ka mbetur pa shitur nga Shqiperia, more Rilindas/Shites/Koncesionare te ndyre.

  2. Jeni aq te shplare sa ajo boj nuk ju ben asgje..Ju do te beheni mire me boje kur tju merret edhe qindarka e fundit qe keni grabitur

  3. Kjo eshte e nxire nga boja 5 mln $ .
    Dhe ka surrat e del ta shohe populli.
    Turp i papare me keto komedi qe luan.

  4. Edhe kesaja ia paskan nxirre trupin, se koken e ka si te kermillit, kujtohet nga nje here Spiriluqija te sulmoje opoziten, e duke e fragmentizuar si lyerje ne vazhdim. Se ku e sheh, se si fantazon, vetem kjo spipeela kuqale e sheh. Kjo n ka edhe ironine , si ustai i saja, por qe si shkon fare se duket aqe siperfaqesore, sa eshte shume afer marionetes, se sa bajonetes profesionale. Lum partia qe e ka, me tere leckat e para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *