• |
ide | kryesore

Tiranë, grevë urie në burgun 302

Lajme, Të fundit



Të paraburgosurit në institucionin e vuajtjes së dënimit numër 302 në Tiranë, prej dy ditësh refuzojnë ushqimin.

Burime për mediat thanë se shumica e të burgosurve kundërshtojnë rregullat e reja sipas të cilave nuk u lejohet më shume se 5 kg ushqim që u sillet nga të afërmit e tyre nga jashtë.

Greva ka qenë mes tensioneve edhe mesditën e sotme kur të gjithë të paraburgosurit nuk janë paraqitur në mensë për të konsumuar ushqimin që gatuhet në kuzhinën e burgut.

Ata kundërshtojnë cilësinë e ushqimeve në burg dhe moslejmin e takimeve me familjarë.

Ndërkohë Drejtoria e Burgjeve sqaron se këto masa janë për shkak të rregullave të reja për institucionet e burgjeve.



3 Comments

  1. Prape ky Ipaemer, Idioti cungal qe jep mendim ”ideal’ me miopine e tije politike. Prape edhe ne burg e ka fain Saliu, ose i organizon opozita, sepse keta kuqale si bindje e vjeter nuk rrijne pa e gjetur armikun..Behu nje here me sy e tru, se veshe e goje nuk ke se ti ka prere shal gjati or kuqal servil. E di qe do fillosh me ate fjalorin e horrave te rilindjes, por duhet ta dishe se me tere llafollogjine e vulgarizmit tent, e trego qe i ke brenda vehtes, andaj mos ofendo te tjeret, por behu me i afte ne komunikim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *