• |
ide | kryesore

Tre shqiptarë arrestohen për trafik droge në Greqi

Lajme, Të fundit



Katër persona, tre shqiptarë dhe një tunizian janë arrestuar pas një operacioni të policisë së Athinës në Agios Panteleimonas, të akuzuar për veprat penale të krijimit të organizatës kriminale, si trafikantë droge dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë grupi vepronte duke trafikuar drogë në zonën më të gjerë të Athinës në qendër të qytetit (Squares America, Victoria and St. Panteleimon).

Në kontrollet policore të bëra në shtëpitë e të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi kanabisi me peshë  2 kg dhe 449.2 gram,  2.940 euro, katër peshore precize dhe një pajisjeje elektrike. Të arrestuarit do të dalin sot në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.



1 Comment

  1. nuk lan burg pa e mbushur trafikantet e ridhjerjes se qenefit negjmije ruqi,rama,tahiri,habilajt,geron e fatmir xhafa ,balla,frrok,rosh,prenga,artur bushi ndok , dosh etjqelbesira te RODHJERJS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *