• |
ide | kryesore

Veliaj mohon gjithçka për Ardit Gjoklajn: U vra jashtë Sharrës

Lajme, Të fundit



Në intervistën dhënë për emisionin “Opinion” kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur edhe për një prej ngjarjeve më të rënda në mandatin e tij të parë, vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës për të cilën Veliaj është munduar në gjithë këtë kohë që të heqë përgjegjësitë nga vetja. Kujtojmë se i mituri punonte në të zezë në landfill jashtë të gjitha kushteve të sigurisë. I pyetur se pse e takoi prokurorin e çështjes Petrit Fusha, Veliaj mohoi gjithçka.

“Prokurorin Petrit Fusha nuk e kam takuar asnjëherë. E kam takuar vetëm një herë për celebrimin e djalit, por ky nuk ishte pjesë e çështjes. Tashmë një prokuror tjetër thotë se ngjarja kishte ndodhur jashtë Sharrës dhe trupi ishte sjellë në Sharrë për të humbur gjurmët. Atje ka fëmijë nën 18 vjec që punojnë? Kush ka raste t’i denoncojë” – tha Veliaj. ©LAPSI.al

Image result for veliaj fusha
Veliaj me prokurorin Petrit Fusha duke drekuar



12 Comments

  1. Uueee, ueee, cfare vemje genjeshtare. Ky nuk e ka per gje te genjeje per gjithcka. Po tja kerkoje interesi mohon dhe nenen qe i pagoi dasmen. butak si ky skeni per te pare ndonjehere

  2. Me ben pershtypje menyra e te folurit te ketij qe do femijte e te rinjte shume. “Atje ka fëmijë nën 18 vjec që punojnë? Kush ka raste t’i denoncojë” ” Shume reagim i ftohte per dicka kaq te rende. E dyta nuk eshte se me shqeteson qe jane nen 18 vjec dhe aq, vete kam punuar qe i vogel ska ndonje gje dhe aq te rende megjithse femijte duhet te jene ne shkolle e te gezojne jeten jo te mbledhin plera per 500 leke por fakti qe aty eshte vrare Arditi e eshte dhunuar duhet te zgjonte ndergjegjien e ketij “Protestantit” per abuzim dhune e vrasje ne kete sektor biznesi, dhe te pakten duhet te shprehte njefare pikellimi e shqetesimi qe te mos ndodh me. Por ky e di kush i ka ato biznese prandaj dhe e devijon ceshtjen si dicka minimale pa rendesi.

  3. Tre dite zgjat nami, e pastaj keta e shuajne me propaganden qe i perfaqeson. Ky ishte rast teper flagrant, e qe mese i vertetueshem, se i ndjeri Ardit u vra naten nga kovat e buldoziereve. Nese ju kujtohet, nje gazetare investigative ne nje televizion, e ndoqi, e verifikoi vrasijen ne landfillin e Sharres, por asnjehere nuk e lane te bente denoncimin ne ekranin e atij TV, pasi me urdher te ketij mashtruesi, q te vret naten e te qane diten, ai program nuk u dha, dhe gazetaren e larguan nga ai TV. Ky eshte Lali dobici qe te mohon te verteten, per karrieren e felliqur qe ka bere me kesi mashtrimesh e batakcilleqesh kuqali.

  4. Tre dite zgjat nami, e pastaj keta e shuajne me propaganden qe i perfaqeson. Ky ishte rast teper flagrant, e qe mese i vertetueshem, se i ndjeri Ardit u vra naten nga kovat e buldoziereve. Nese ju kujtohet, nje gazetare investigative ne nje televizion, e ndoqi, e verifikoi vrasijen ne landfillin e Sharres, por asnjehere nuk e lane te bente denoncimin ne ekranin e atij TV, pasi me urdher te ketij mashtruesi, q te vret naten e te qane diten, ai program nuk u dha, dhe gazetaren e larguan nga ai TV. Ky eshte Lali dobici qe te mohon te verteten, per karrieren e felliqur qe ka bere me kesi mashtrimesh e batakcilleqesh kuqali.

  5. TURPI I TIRANES DHE TE IMADHINOSH SE KY DO JETE E ARDHMJA E RIPJELLSAVE DOTE THOTE SE ESHTE TURPI I SHQIPERISE . KY VEND ME LEJFENIN DO TE JETE NJE BASTARDLLIK EDHE PER 2-3 DEKADA

  6. A ka ndergjegje ky njeri? A ka principe? A ka meshire perendie? Si mund te genjeje njeriu kaq paturpesisht?
    Dhe ndjekesit e tij te thone: “Punon, ka bere shume per Tiranen”.
    Hapni syte o njerez, mos u genjeni nga propaganda e 20 mije pemeve te mbjella…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *