• |
ide | kryesore

Vendimi/ Higuain i jep lamtumirën Argjentinës: “Për lumturinë e shumë njerëzve”

Sport



Gonzalo Higuain i ka dhënë lamtumirën Kombëtares. Në mikrofonët e Fox Sports në Argjentinë, Pipita ka njoftuar që nuk do të luajë më për Albiceleste. “Më ka shkruar Scaloni e i thashë që për kënaqësinë e shumë njerëzve, cikli im me Kombëtaren është mbyllur – ka shpjeguar sulmuesi i Chelsea – Dua të kaloj kohë me familjen time”. Në lidhje me kritikat e marra në këto vite: “Kam luajtur finale, nëse kjo është të dështosh… Të dështosh është të mos kualifikohesh për Botërorin”.

“Tani mund të reshtni së shqetësuari nëse jam apo jo – ka shtuar Pipita, që në dhjetor mbushi 31 vjec, duke shigjetuar kritikët e shumtë në vendlindje – Në Argjentinë diskutohet më shumë cfarë nuk është bërë se ajo që është bërë. Golat në kualifikuese janë të rëndësishme si ato në Botëror. E kam parë familjen time të vuajë më shumë se unë. Kushdo mund të thotë se mungoi kjo apo ajo, por jam munduar të jap gjithnjë maksimumin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *