• |
ide | kryesore

Zbardhet vendimi/ Vettingu vendos standart të dyfishtë me Donika Prelën

Arkiva, Kryesore



Me shumë ngërç dhe vonesë komisi komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin e turpshëm që mori në 5 shkurt duke vendosur që kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela të vazhdojë të ushtrojë këtë funksion,

Me hije të forta dyshimi për mënyrën si ka bërë të paratë, me truqe, borxhe dhe shitje blerje pronash që të mbulojë të ardhurat e burrit të saj, me apartamente të blera nën çmimin e tregut dhe me një njollë që i vuri përfaqësuesi ndërkombëtar i OMN-së, Prela doli e diskredituar nga ky proces.

Por me sa duket, po të lexohet arsyetimi i vendimit, më i diskrediduar duket se ka dalë Komisioni i vettingut i përbërë nga Roland Ilia si kryesues, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Olsi Komici.

Për të arritur në këtë konkluzion mjafton vetëm një fakt. Bashkëshorti i prokurores që duhet të përleshej me krimin në qytetin e Durrësit (dhe që për punën që bëri u ngrit në përgjegjësi) ka rrezultuar se nuk ka paguar taksat e pagës për një shumë prej 25 milionë lekësh. Por komisioni ka gjetur justifikimin se Vangjel Prela është i pafajshëm dhe se “ka qenë detyrim i punëdhënësit ta bënte këtë sepse ato nuk mund të paguheshin nga vetë subjekti”. Pasi e kanë lehtësuar nga kjo barrë gjyqatrët e Vettingut kanë shkuar edhe më larg, duke çertifikuar një standart të dyfishtë në gjykimin e Prokurores që mban në sirtar dosjen 339 me përgjimet e vjedhjes së votave nga trafikantët e drogës. Ata që kishin djegur homologë të saj duke zbardhur vendime ku thuhet se vetëm paratë për të cilat janë paguar taksa konsiderohen si të ligjshme, në këtë rasti i pranuan si të tilla lekët e zeza të burrit të Prelës.

Lexo më tej: Analiza/ Andi Bushati/ Donika Prela, një arsye më shumë pse duhen djegur mandatet

Në vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në rastin e ish- kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, KPA është shprehur se “sipas nenit D të Aneksit të Kushtetutës konsiderohen të ardhura të ligjshme ato që janë deklaruar dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore”.

Dihet se kjo qe një nga arsyet që e ‘dogji” kreun e Kushtetueses.

Por i njëjti kriter nuk u konsiderua problem për Prelën.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, iu përmbajt edhe në zbardhje vendimit të 5 shkurtit se “Verifikimet çuan në përfundimin se deri më tani nuk ka indicie të nevojshme për të çuar në rihapjen e hetimeve”, duke mos përfillur të gjitha akuzat publike në ngarkim të saj.

Në datën 22.01.2019, Donika Prela u shpreh para KPK dhe Vëzhguesit Ndërkombëtar Theo Jacobs se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë jetuar në Shqipëri dhe jo në një nga vendet e BE, prej nga vjen Z. Jacobs, dhe se në Shqiperi është normale të mospaguash taksa.

Gjithashtu ajo deklaroi se, në Shqipëri mund t’i marrësh lirshëm para hua çdo personi dhe në çfarëdo shume që të duash, pa qenë e detyruar fare të pyesësh se nga vijnë këto para. Madje ajo shkoi edhe më tej duke theksuar se, në Shqipëri kështu ka qenë dhe kështu është.

Një tjetër problem ishte se nga hetimi i kryer prej KPK dhe ONM, rreth kriterit të pasurisë së Donika Prelës, rezultoi se për periudhën 2003-2012, ajo ka deklaruar si të ardhur një pagë të konsiderueshme të bashkëshortit të saj Vangjel Prela si inxhinier tek Shoqëria e Ndërtimit “Bruci” shpk. Por ajo nuk ka asnjë dokument të pagesave me bankë dhe të pagimit të taksave dhe sigurimeve shoqërore për këto të ardhura. Kështu që ajo nuk justifikon dot dyshimin se ato para nuk janë të ardhura të zeza nga ndonjë burim tjetër.

Ndërkohë, në sitën e KPK-së kanë kaluar edhe blerjet e dy apartamenteve, që janë përfituar, sipas Komisionit, në një vlerë më të ulët se ajo e tregut. Në lidhje me këtë konstatim, Prela dhe bashkëshorti i saj kanë shpjeguar se ky çmim është për faktin se ai ka qenë punonjës në firmën e ndërtimit dhe për këtë, ka përfituar ulje të çmimit. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe firma “Bruçi”, e cila në shpjegimet e dhëna ka thënë se këtë praktikë e ka ndjekur edhe me punonjës të tjerë.
Ndërkohë, për dyshimet e ngritura nga ILDKPKI për blerjen e një sipërfaqe toke në Petrelë, me çmim më të ulët se ai i referencës, KPK tha se ishte brenda çmimit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për këtë zonë.

Por sipas Partisë Demokratike, pas njërit prej apartamenteve fshihet një konflikt i qartë interesi.

“Një apartament që zonja Prela e ka blerë në “Rrugën Tefta Tashko Koço”, tek një Kompani e quajtur Lim-Em, administratori i së cilës është në ndjekje penale, është nën hetim po nga Krimet e Rënda. Prokurorja e Krimeve të Rënda ka marrë një apartament, është në marrëdhënie kontraktore me një kompani, administratori i së cilës është nën hetim nga Prokuroria që ajo drejton”.

Pikërisht për këto arsye PD e ka quajtur procesin e Prelës me standarte të dyfishta. Ashtu sikurse tha përfaqësuesi i OMN, Theo Jacobs, dosja e saj “lë një shije të keqe”.
Por shije më të keqe tashmë ka lënë fakti se ajo ka gjasa të jetë shpëtuar politikisht nga komisioni i vettingut, si një njeri që ka pasuar në duar dosjet e bandave të Durrësit dhe që tani do të vazhdojë të ketë edhe ato të përgjimeve të pushtetarëve të lartë.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Dilni ju pleshtat qe jeni kundra reformes dhe vazhdoni llogjiken e lapsit. Qe me nje te ren te lapsit te nxierr te perlyer. Vetingun duhet ta kishte ber SHullaku me Bushatin, qe te quhet i drejt. Tani do dalin gjinkallat e tv e nuk do pushojn se kenduari kengen e njohur qe vetingu eshte i kapur. Vazhdoni, fundja nuk jeni asgje pervecse gjinkalla qe rrini ne diell. Kush ka ankesa e di rrugen e elbasanit, ikni e trokisni atje dhe kendoni atje kete lloj kenge, dhe te shohim se sa ju pjerdhin.

    1. Donika Prela dhe Arta Marku e kaluan vetingun ishin te pastera akullore si dDako???? thotë:

      Ky eshte vetingu???kjo eshte drejtesia e rpjedhjes dhe kallam deshtakut???.
      Ky vend ka ik per lesh o popull injorant qe jeni gati te hani dhe bar(nga ai qe han bagetite dhe jo nga ai qe pin kallam deshtaku) vetem qe ripjellja tju qije ne pushtat??

    2. Kur do te shpetoje drejtesia nga simboli i korrupsionit, butaku pakarakter, lepirsja e cdo pushteti, hajduti me cizme xhezair zaganjori? Ku hajdut kaloi ne KPK me 1 milion $ pasuri te pajustifikuara, te gjithe te tjeret perpara ketij demoni te zi duken engjej.

  2. Prokurori e krimit qe eshte kapur per gryke nga kriminelet dhe trafikantet ,e kapur nga drogaxhinjte e qeverise, gjithmone ne mbrojtje te prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar, qe fshehin zullumet e vjedhjeve ,grabitjeve dhe vrasjeve, ku kane gisht njerzit me pushtet.Te gjithe keta monstra kane kaluar vetingun.

    1. ke shume te drejte.. turp i madh . SI NUK MOREN BUSHAT KURVEN DHE SHKRUDHAK GOMARIN PER TE BERE VETINGUN ??? Vetem keta te dy e bejne vetingun per se mbari.

      1. BRAVO …………………………………………………………………………….PARTIA KESHTU I DO RROGTARET

  3. Por nese dikushi, apo keta qe u pelqejne dy aneshmerite e vleresimit te vetingut, e quan drejtesi, e perparim ne drejtesi te ketyre metodave seleksionuese, e perkrahesve partiake te drejtesise, me mire kurre te mos behet keshtu vetingu, sepse ata qe bejne seleksionimin me se miri duken qe i kane sherbyer qeverise dhe atyre qe kane abuzuar me shume me postin qe kane patur ne drejtesi. Kush mendon se drejtesia po vihet ne vend, mendo gabim, sepse ajo( drejtesia) po shkon ne vendin qe sic e ka kompozuar qeveria e perpunuesit tinezare te saje, pervec se po e nxjerrin dita dites nga shinat drejtesine, por po e deformojne e monopolizojne me gardianet sherbetore te mafies shteterore.

  4. Ky eshte skerrdhatovetin. I kapur nag ripjerrdhja . Turp e faqen e zeze e paçin .Shtet I kapur . Qe skane turp disa qe mundohen ta mbrojne qelbesiren.

  5. Reforma ne Drejtesi e financuar nga Sorros……shume prej rilindasve te paguar te propagandes se FugVrymsit me siguri u pelqen ky veting… por jeta ka te papritura dhe ne Shqiperi telashet te presin tek porta
    Kur ta provojne drejtesine ne kurriz do jete shume vone. . . . Por jeta i ka keto …do thone rilindasit e rradhes ???

  6. Kjo puna e taksave eshte turp. Psh tatimin ne burim per qerane e paguan ai qe ka nipt. Nese i jep me qera apartamentin nje firme dhe percakton ne kontrate qe ajo ka detyrimin ta paguaje dhe ajo nuk e paguan , eshte firma qe nuk e permbush detyrimin ndaj shtetit dhe ti nuk ke asnje mekanizem ligjor per ta detyruar. Si mund ta pesosh per kete? Ky eshte detyrim i shtetit per ta bere te paguaje firmen. E njejta gje dhe me sigurimet. Jacobs duhet te shikoje si eshte ligji atje ku ai banon, se ka vende qe nuk e kane as te detyrueshem sigurimin shoqeror apo e kane skemen te liberalizuar dhe privatizuar dhe punemarresi zgjedh ku ti derdhe kontributet. Reforma ne drejtesi cedon edhe ne logjike shume shpesh. Por kjo eshte normale kur e ben vasilika hysi qe mburret se ne kongresin e ps nuk pat tymuese dhe kapsolla.

  7. Po more per baze bashkim shehun krahasimi nuk qendron per kpk, pasi dhe shehu kaloi ne kpk por e rrezoi kolegji i apelimit me kerkese te komisionerit publik. Ndoshta do ta bej prape se komisioneri ndikohet nga nderkombetaret. Nese jo , do te flisnim per standart te dyfishte. Gjerat serioze mbulojini seriozisht lapsi, qe mos i jepni shteg psikpatit tju quaje kazan.

  8. Mendoj se veting duhet te kete per gjith medjat dhe portalet se jane pjesa me e kalbur dhe e pamoralshme e pushtetit ne shqiperi .

  9. KUR KALOJ KJO MOSNSTRA CPRITET ME NGA VETINGU . KJO E VETME E BENE CORBE DERRASH , PO I BASHKANGJITE EDHE DRANE MARKUN E BEJNE MUTIN MULLAR VETE KETO .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *