• |
ide | kryesore

Zëdhënësja e KE: Modeli i PPP-ve në Shqipëri na ka shqetësuar

Lajme, Të fundit



Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç tregon problemet kryesore ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Ajo vë në dukje se modeli i PPP-vë në Shqipëri ka një sërë problemesh, Komisioni Evropian ka shfaqur dyshimet e tij në lidhej me procesin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë në disa raporte të publikuar së fundmi.

“Përdorimi i partneriteteve publiko-private dhe i kontratave të koncesionit mund të ndihmojnë në kapërcimin e hendekut të madh të infrastrukturës që Shqipëria përballet dhe, për të cilën financimi publik aktualisht nuk është i mjaftueshëm.

Megjithatë, numri dhe vlera e shpejtë e PPP-ve sjellin rreziqe të konsiderueshme fiskale në formën e detyrimeve të kushtëzuara për buxhetin e shtetit. Komisioni beson se kontrolli financiar i këtyre angazhimeve duhet të shtrëngohen për të zbutur këto rreziqe.

Qeveria shqiptare pajtohet me këtë vlerësim dhe Ministri shqiptar i Financave dhe Ekonomisë informoi Komisionin se qeveria po krijon strukturën e nevojshme institucionale për kontrollin dhe monitorimin më të mirë të PPP-ve.

Një shqetësim shtesë i Komisionit Evropian është se kontratat e PPP-së, duhet të prokurohen në mënyrë transparente në përputhje me standardet e prokurimeve publike shqiptare” – thotë Koçijançiç. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Moj qelbesire e Europes Plake. Te doli gjumi??

    Ky KM yne, e shiti Shqiperine.
    Koncesionar i madh na doli.
    Ca ka mbetur pa dhuruar tek oligarket.
    Monster. Dhuroi rrugen e kombit.
    Kete qe i beri Shqiptareve, duke i vene traun tek dera e shtepise, vetem nje moster e ben. Pis burre. Mos u ngopsh.

    1. Mos i ver fajin kesaj..Edhe kaq kane bere shume..Fajin e kemi vete qe votojme Ramen per te dyten here dhe asnjeri nuk bzan..C’fare pretendojme qe te na marrin hakun keta?!

  2. Si heret u kujtuan . Po Vlahukurva ku behet. Si duket nuk po marrin me zarfa kete. Per PPP ju sqaron i shkolluari Flankeshurra.

  3. Titulli i artikullit jo shume i pershtatshem per ato qe ka thene ajo zonja. Paragrafi i pare eshte me domethenesi.

    ”’Përdorimi i partneriteteve publiko-private dhe i kontratave të koncesionit mund të ndihmojnë në kapërcimin e hendekut të madh të infrastrukturës që Shqipëria përballet dhe, për të cilën financimi publik aktualisht nuk është i mjaftueshëm.””

    Pra e vetmja verejtje qe shoh ne fjalimin e saj eshte qe PPP te jene me transparente dhe nen kontroll.

    Kaq.

  4. Pra e vetmja verejtje qe shoh ne fjalimin e saj eshte qe PPP te jene me transparente dhe nen kontroll.
    ………
    PPP qe jane JO transparente dhe nen kontroll,

    Jane VJEDHJE

    KAQ,, Rilindas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *