• |
ide | kryesore

“9 pikë janë pak”, por ekzaltimi në dhomat e zhveshjes në Loro Boriçi tregon të kundërtën

Sport



Një pikë që mund të vlejë titullin. Madje e vlen, po të futesh në llogari dhe po të kuptosh impresionin e një feste të çmendur në dhomat e zhveshjes, në përfundim të Kukësi-Partizani, nga të kuqtë e teknikun Skënder Gega përfshirë. “Më duken shumë pak 9 pikë – vlerësoi Gega pas ndeshjes -. Të jem i sinqertë, do të doja që ndeshjen e fundit me Luftëtarin të ishim 7 pikë”.

Vetëm se nëse do të ishin shumë pak vërtetë, barazimi në Loro Borici nuk do të ishte festuar si titulli vetë nga Gega, që zakonisht është një tip i qetë, nga ata që mundohen të mbajnë larg euforinë, për ta mbajtur skuadrën me këmbë në tokë. Kështu, ndjesia është ajo që Partizani fluturoi drejt titullit kampion dhe pas 26 vjetësh, duke se asgjë nuk mund ta pengojë të vendosë të dyja duart mbi kupën e munguar që nga 1993.

“Përderi sa matematika e lejon, duhet të jemi me këmbë në tokë – kujtoi Gega -. Ne falë harmonisë dhe mirëkuptimit që kemi, jemi munduar të jemi të gjithë ushtarë. Kemi rrugë për të parë. Do kisha dëshirë ta qetësoja veten, por është e pamundur”. Në fakt, duhet kuptuar çfarë i referohet tekniku me fjalën qetësi, sepse nga dhomat e zhveshjes në Shkodër u duk se, është koha që duhet pritur deri në kurorëzimin si kampion, shqetësimi i vetëm i Partizanit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *