• |
ide | kryesore

Bayern Mynih do të shpenzojë “si kurrë më parë”: Mourinho i preferuari i Hoeness

Sport



Kohët e fundit është lidhur me rikthimin tek Real Madrid, u fol gjatë për një mundësi të dytë tek Inter apo një aventurë të re tek Psg, por e ardhmja e José Mourinho, pas shkarkimit nga Manchester United, duket e destinuar të jetë në Bundesliga. Zbulimi vjen nga Franca e gjen konfirmim edhe në Portugali: Bayern Mynih shumë shpejt do të vihet në kontakt me Special One për ti besuar pankinën e bavarezëve, pas sezonit zhgënjyes me Nico Kovac.

Sipas asaj që bën të ditur Footmercato, klubi kampion i Gjermanisë po e ndjek trajnerin portugez prej vitesh, por pa arritur të shkojnë tek firma. Verën e ardhshme në fakt mund të jetë rasti i duhur për një bashkëpunim mes tyre, me teknikun që do të kishte përpara projektin ambicjoz që kërkonte. Nuk është një mister që Mourinho dëshiron një Champions të tretë me skuadrën e tretë: e ka deklaruar edhe për Telegraph e Allianz Arena mund të jetë vendi i duhur, sidomos po të bësh llogaritë se Real zgjodhi Zidane e Psg po rinovon me Tuchel.

Bayern ndërkohë nuk do të konfirmojë Nico Kovac, pas zhgënjimit të këtij viti dhe, kohët e fundit, presidenti Hoeness ka deklaruar se klubi do të shpenzojë “si kurrë më parë”. E në fakt, prova e parë erdhi me blerjen e Lucas Hernandez, nga Atletico Madrid, e ndoshta e dytë është firma me Special One, që edhe pagën e ka speciale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *