• |
ide | kryesore

Del FOTO/ Ky është personi që kërkohet si vrasës i Jurgen Kurtit

Lajme, Të fundit



Për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti është shpallur në kërkim Klodian Bane (Buxhaku). Nga përgjimet është zbuluar se ai ishte personi që e ekzekutoi menaxherin e VIP-ave, poshtë hyrjes së pallatit mbrëmjen e 18 marsit. Bane është në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij u zbulua nga njëri prej 3 personave që u arrestuan si bashkëpunëtorë.

Report Tv ka publikuar një foto të Banes i cili u përmend nga shoku i tij, 22-vjeçari Olsi Qalliaj. Sipas të njëjtave burime, 4 ditë para ekzekutimit të Jurgen Kurtit, Qalliaj e takoi Banen dhe i mori çelësin për të fjetur në apartamentin e tij. Dyshohet se mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, ndërkohë që porositësi ende nuk është zbuluar. Dyshimet janë që të rinjtë të jenë paguar 30 mijë euro për të bashkëpunuar në eliminimin e 26-vjeçarit.

Të arrestuar deri tani për bashkëpunim janë; Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj. Asnjë prej tyre nuk ka pranuar përfshirjen në ekzekutimin e Jurgen Kurtit, por nga hetimet e policisë është zbuluar se ata kanë ndihmuar autorin me makinën, gjetjen e armës dhe me ndjekjen e Kurtit prej 2 javësh për të mësuar lëvizjet e tij. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Na cate karin me kete jevgun.
    A solli dicka te mire ne jete ky asgje vetem probleme. Mos i jepni kaq vemendje legenave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *