• |
ide | kryesore

Dështimi 120 milionë euro i Barcelonës: “Mendoj të largohem nga klubi”

Sport



Philippe Coutinho do të largohet nga Barcellona. Sipas asaj që bën të ditur Sport, braziliani i ka rrëfyer disa shokëve të skuadrës në përfaqësuesen e Brazilit se dëshiron të largohet nga blaugrana: “Mendoj të largohem nga klubi, e di që është një vendim i vështirë, por mund të jetë gjëja më e mirë për karrierën time”.

Coutinho, që tek Barcellona nuk ka lënë asnjë gjurmë, është i bezdisur nga kritikat e panumërta dhe është gati të transferohet në Premier (Manchester United) ose në Francë tek Psg. I transferuar për shifrën e fortë 120 milionë euro, si njeriu që duhet të bënte të harrohej Neymar, braziliani nuk arriti kurrë në nivelet që shfaqi në Anfield Road me Liverpool, duke humbur vazhdimisht kuota në hierarkitë e teknikut Valverde.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *