• |
ide | kryesore

Fansat kundër sezonit të ri të ‘Keeping Up With The Kardashians’

Paparazzi, Slider



Disa orë më parë është publikuar traileri i ‘reality show-t’ ‘Keeping Up With The Kardashians’ dhe siç ishte parashikuar, sezoni i ri është ndërtuar mbi dramën që pushtoi familjen pas tradhtisë së Tristan me Jordyn Woods.

Në video shihet Khloe e cila qan dhe ankohet për ato që po përjeton. Në disa skena shfaqet e acaruar ku madje edhe bërtet. Fill pas lançimit ishin fansat ata që kanë reaguar të parët në ‘Twitter’. Sipas tyre, kjo dramë nuk duhej përdorur për publicitet, pasi është një dhimbje e vërtetë. “Asgjë nuk është private. Të gjithë janë duke folur për mua’, thuhet nga njerëzit që nuk ecin dot normalisht pa filmuar gjithçka. Anuloni show-n, boll u reklamuat tek ‘TMZ’ dhe do keni të gjithë privatësinë që doni”,-u shpreh një nga komentuesit.Për pak ditë pritet të dalë premiera e sezonit të radhës së ‘KUWTK’, dhe audienca pritet të jetë e lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *