• |
ide | kryesore

Fier/ 34-vjeçari prangoset për armëmbajtje pa leje

Lajme, Të fundit



Bie në pranga një 34-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me inciale G.K në Levan, ku janë sekuestruar një armë zjarri automatike dhe një karikator me 20 fishekë.

“Falë bashkëpunimit me qytetarët, bie në prangat e policisë një shtetas për armbajtje pa leje. Nga informacionet e marra nga qytetarët, policia ushtroi kontroll në banesën e shtetasit G.K në Levan ku ju gjetë e sekuestrua një armë zjarri automatike me një karikator dhe 20 fishekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: G.K, 34 vjeç, banues në Levan, Fier. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak.”-njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *